Qeveria ka vënë në dispozicion rreth 250 milionë lekë për financimin e ndërmarrjeve sociale në vend për 3 vitet e ardhshme, ku për vitin 2019 janë parashikuar 61 milionë lekë dhe me rritje në dy vitet pasuese. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe fondi për veprimtarinë e ndërmarrjeve sociale përfshin vendet e reja të punës të krijuara për punësimin e individëve nga grupet e pafavorizuara si dhe sigurimet e detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore të tyre. Përfituese janë ato ndërmarrje që paraqesin një plan biznesi, duke demonstruar se zgjerimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së tyre është i rëndësishëm. Dhënia e subvencionit kushtëzohet me punësimin e personave nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara dhe kohëzgjatja e kontratës të jetë jo më pak se dy vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here