Ky ishte përfundimi i një studimi të vitit 2014 nga dy shkencëtarë politikë të shquar amerikanë, të cilët argumentuan se ndikimi i elitave ekonomike dhe i biznesit të madh tejkalon atë të qytetarëve të zakonshëm. Sipas pikëpamjes së tyre, Amerika është më shumë një komb i kapur në rrjetë nga dëshirat e hiper-pasanikëve sesa një bastion i demokracisë përfaqësuese.

Të tjerë kanë sugjeruar se vizioni i këtij studimi është shumë i zymtë. Por pozicioni i jashtëzakonshëm ekonomik, social dhe politik i super-pasanikëve në Amerikë është përtej një debati – por gati për një hetim të thellë.

Ky fenomen është i përhapur në çdo ekonomi të zhvilluar dhe në zhvillim. Kjo është arsyeja pse Pro Biznes ka nisur serinë më të re mbi Oligarkitë Ekonomike anembanë Botës. Duke e nisur këtë cikël me një nga ekonomitë më të zhvilluara, SHBA-në.

Pabarazi Radikale

Tre personalitetet më të pasura në SHBA – Jeff Bezos, Bill Gates dhe Warren Buffet – zotërojnë së bashku më shumë se gjysmën e pasurisë së vendit.

Image result for bill gates

Pasuria e Kombeve

Pasuria totale e top 400 bilionerëve ishte 2.7 trilion dollarë në vitin 2017, e cila është më shumë se PBB e Italisë (1.8 trilion $) ose e Francës (2.5 trilion $).

Ata ushtrojnë pushtet politik

Ndikimi politik i super-pasanikëve është shumë i madh. Vëllezërit Koch kanë thënë se kanë investuar rreth 250 milion dollarë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe kishin premtuar 400 milionë dollarë për zgjedhjet e vitit 2018. Michael Bloomberg kaloi rreth 23 milionë dollarë për demokratët në vitin 2016 dhe shpenzoi rreth 80 milion $ në vitin 2018.

Paratë flasin

Më shumë se një e katërta e të gjitha kontributeve të zbuluara politike në 2012 erdhën nga vetëm 30,000 njerëz – dhe përqindja mund të jetë më e lartë, sepse shumë donacione nuk raportohen. Disa studiues kanë arritur në përfundimin se njerëzit e pasur dhe interesat e biznesit kanë 15 herë më shumë përfitime nga politikat sesa pjesa tjetër e popullsisë.

Fuqia politike e miliarderëve është rritur që nga vendimi i vitit 2010 i Gjykatës Supreme, i cili përcaktoi se rregulloret e shpenzimeve zgjedhore kufizojnë të drejtën e korporatave për të folur mbi shpenzimet e kryera për fushatat zgjedhore.

77% e vendit beson se duhet të ketë kufizime në shumat që individët dhe organizatat mund të shpenzojnë në fushatat politike. Shumica e njerëzve janë të pakënaqur me status quo-n, dhe nuk mendojnë se është e drejtë që njerëzit më të pasur të kenë ndikim të shpërpjestuar politik.

Kush janë super-pasanikët?

Prej 100 bilionerëve më të pasur,

  • 98 përqind janë të njerëz bardhë
  • 86 përqind janë burra
  • mosha mesatare e tyre është 70 vjeç

Donatorët kryesorë politikë përfshijnë emrat e tillë si menaxherët e fondeve të George Soros (11 milion dollarë për kauzat demokratike dhe kandidatët në zgjedhjet e vitit 2018) dhe Tom Steyer (rreth 30 milion dollarë në vitin 2018). Midis konservatorëve, figurat kryesore janë baroni i kazinove Sheldon Adelson (55 milion dollarë për republikanët në 2018).

Disa të tjerë të cilëve u duhet kushtuar vëmendje janë:

*James dhe Marilyn Simons

James dhe Marilyn Simons, financojnë: me 13 milion dollarë Demokratët që prej vitit 2016.

*Diane Hendricks

Diane Hendricks: 2.7 milion dollarë drejt Republikanëve që prej vitit 2016.

*Kelcy Warren

Kelcy Warren: $724,000 drejt Republikanëve që prej vitit 2016.

*Robert Smith

*Robert Smith: $44,000 drejt Demokratëve që prej vitit 2016.

*Richard dhe Elizabeth Uihlein

Richard dhe Elizabeth Uihlein: 32 milion dollarë për partinë Republikane që prej 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here