Në një vend ku funksionojnë tre operatorë për shërbimet telefonike, konkurenca midis tyre duhet të ishte e lartë, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta. Kompanitë krijojnë marrëveshje të fshehta me njëra-tjetrën dhe çmimet rriten sipas dëshirës pavarësisht gjendjes ekonomike të qytarëve shqiptarë.

Vlen për t’u theksuar se ndyshimet e bëra nga operatorët telefonikë në kohëzgjatjen dhe çmimin e paketave nuk kanë ardhur si rezultat i ofrimit të një shërbimi më të mirë për klientët të cilët janë totalisht të pa mbrojtur nga rritja e çmimeve.

Në këtë rast, shteti duhet të luajë rolin e tij si rregullator i tregut për të siguruar stabilitet çmimesh për të mbrojtur konsumatorin, shmangien e praktikave jo-konkuruese dhe diskriminuese si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike

Tre kompanitë e telefonisë celulare “Vodafone Albania”, “Albtelecom&Eagle Mobile” dhe “Telekom Albania” një vit më parë ndryshuan çmimet e paketave të shërbimeve telefonike për klientët me parapagesë. Çmimi i paketave standarde (në varësi të llojit të paketës) u bë 1100 lekë, 1400 lekë dhe 2000 lekë ndërkohë që çmimet e para ishin 1000 lekë, 1200 lekë dhe 1600 lekë.

Ndërsa dy vite më parë, këta operatorë ndryshuan afatin kohor të zgjatjes së paketave mujore nga 30 ditë në 28 ditë duke i bërë në këtë mënyrë paketat e ofertave telefonike më të shtrenjta.

Këto ndryshime, operuan vetëm për disa muaj sepse Autoriteti i Konkurrencës ndërhyri, duke i parë si marrëveshje të fshehta me qëllim fitim e këtyre kompanive.

A vazhdon i njëjti bashkëpunim mes kompanive më të mëdha celulare?

Së fundmi këto kompani kanë rritur çmimet e paketave, duke ofruar më shumë shërbime, por çmimet nuk janë rritur në të njëjtën masë nga secila kompani. Çmimet e paketave standarteve janë si më poshtë:

Paketa 1

Telekom – 2GB internet, +3GB online bonus, 2500 min kombëtare, 200 min drejt rrejtit fiks, 300 sms ndër/kombëtare, 2000 sms brenda rrjetit. Çmimi = 1200 lekë. Ka qenë 1000 lekë.

Vodafon – 2500 min kombëtare, 2GB internet, 2000 sms brenda rrjetit, 200 sms ndër/kombëtare. Çmimi = 1200 lekë. Ka qenë 1000 lekë.

Albtelecom Eagle – 2500 min kombëtare, 500 min drejt rrjetit fiks, 1000 sms drejt Albtelecom Mobile, 500 sms ndër/kombëtare, 3GB internet. Çmimi = 1100 lekë. Ka qenë 1000 lekë.

Paketa 2

Telekom – 5GB internet, 3GB online bonus, 3000 min kombëtare, 10 min ndërkombëtare, 2500 sms ndër/kombëtare, 400 sms brenda rrjetit. Çmimi = 1400 lekë. Ka qenë 1200 lekë.

Vodafon – 3000 min kombëtare, 5.5 GB internet, 10 min ndërkombëtare, 2500 sms brenda rrjetit, 300 sms ndër/kombëtare. Çmimi = 1500 lekë. Ka qenë 1200 lekë.

Albtelecom – 3000 min kombëtare, 3000 min drejt rrjetit fiks, 30 min ndërkombëtare, 2500 sms drejt Albtelecom, 400 sms ndërkombëtare, 5GB internet, ALBtv Mobile. Çmimi = 1300. Ka qenë 1200.

Paketa 3

Telecom – 10 GB internet, 3GB online bonus, 3500 kombëtare, 60 min ndërkombëtare, 3000 sms brenda rrjetit, 500 sms ndër/kombëtare. Çmimi = 2000 lekë. Ka qenë 1600 lekë.

Vodafon – 3500 min kombëtare, 60 min ndërkombëtare, 12 GB internet, 3000 sms brenda rrjetit, 400 sms ndër/kombëtare. Çmimi = 2200 lekë. Ka qenë 1600 lekë.

Albtelecom – 3500 min kombëtare, 3500 min drejt rrjetit fiks, 60 min ndërkombëtare, 3000 sms brenda rrjetit, 300 sms ndër/kombëtare, 12GB internet 3G-4G, 3GB internet 3G/4G+, ALBtv mobile. Çmimi = 1900 lekë. Ka qenë 1600 lekë.

Dallohet qartë që kompania Vodafon Albania, e cila ka dhe peshën më të madhe të klientëve, ka rritur çmimet në një masë më të madhe se dy kompanitë e tjera. Pas saj vjen Telekom Albania, e cila si nga madhësia që zë në treg dhe në rritjen e çmimeve të paketave mban vendin e dytë. Kompania që i ka rritur çmimet e paketave në masën më të vogël (100, 100 dhe 300) është Albtelecom.

Rritja e çmimeve ndonëse ka ndodhur njëkohësisht nga të treja kompanitë (gjë që le hapësirë për dyshime për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë), nuk ka ndodhur në të njëjtën masë. Duket se madhësia që këto kompani zënë në treg dhe rritja e çmimit kanë lidhje me njëra-tjetrën, duka na shtyrë të mendojmë për një abuzim me rolin e tyre dominues në treg. Sepse lind pyetja, nëse të njëjtat shërbime për një kompani kushtojnë mesatarisht 300 lekë më lirë, pse për Vodafon dhe Telekom kushtojnë më shtrenjtë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here