Studentët u ngritën për të hequr emrin Enver Hoxha nga universiteti, por tani po ngrihen pa e kuptuar as vetë për ta emërtuar atë me emrin Edi Rama.

Universiteti duhet te jetë cilësor e nëse kjo arrihet falas, le ta bëjmë . Por t’i kërkohet Edi Ramës (qeverisë ) të bëhet  aksionieri i vetëm në universitet është e gabuar për të ardhmen e shoqërisë sonë.

* Rama tha dje se:-“Paratë e universiteteve për tarifat tuaja, do t’ia japim ne, qeveria.”

*JO. Paratë do i japin prindërit e studentëve nëpërmjet taksave nga buxheti i shtetit.

Në 15 vitet e fundit tarifat kanë qenë gjithmonë të subvencionuara nga shteti dhe kjo varësi në fonde ka bërë politikën të ketë influencë të madhe në universitete.

Nëse bëhet falas Edi Rama do të jetë, me paratë tona, i vetmi aksioner në universitete dhe do ketë pushtet akoma më të madh.

Ligji duhet t’i japë universiteteve autonomi të plotë! Shteti dhe arsimi universitar nuk kanë punë me njeri-tjetrin.

Pamjet e kryeministrit shëtitës nga një auditor në tjetrin janë një pamje frikësuese, për të ardhmen e shoqërisë sonë. Kryeministri (shteti) s’ka vend në auditor (universitet).

Po kërkohet që shteti të jetë 100% aksioner në universitet e kjo do jetë një hap i madh pas për studentët, për shoqërinë e për ekonominë tonë . Gjerat do behën me keq nga ç‘janë aktualisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here