Blerja e arit nga bankat qendrore ka arritur në nivelin më të lartë, krahasuar kjo me tre vitet paraardhëse.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, me qëllim rritjen e rezervave të bankave qendrorë, janë shpenzuar rreth $5.82mld. Duke iu referuar World Gold Council (WGC), këto blerje u kompensuan nga shitja e rëndë e fondeve të mështetura tek ari, gjatë së njëjtës periudhë.

Nga data 1 korrik e deri në 30 shtator të këtij viti, janë blerë më shumë se 148t metrikë ari nga ana e institucioneve bankare.

Ky nivel është në rritje nëse do e krahasonim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Thënë ndryshe, rritja përkthehet në gati 22%. Kjo u ndihmua padyshim nga një forcim i monëdhës amerikane dhe një rënie e çmimit të arit në tregun global.

Nivelin më të lartë të arit të blerë e mban Banka Qendrore e Rusisë, e cila gjatë këtij viti ka shpenzuar për më shumë se 92t metale të çmuara.

Jo vetëm kjo, por edhe bankat qendrore në Azi apo edhe në Europën Lindore janë duke bërë shpenzime të mëdha për këtë

Jo vetëm kjo, por edhe bankat qendrore në Azi apo edhe në Europën Lindore janë duke bërë shpenzime të mëdha për këtë çështje. Turqia, Kazakistani, India, Polonia si dhe shteti hungarez futen në listën e atyre vendeve që janë duke shtuar me ritme të larta, nivelin e arit në bankat e tyre.

Përse po ndodh ky fenomen?

Metali i arit, në të shumtën e rasteve, konsiderohet si element mbrojtës ndaj çdo rënie të mundshme të monedhës amerikane, dollarit.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit, indeksi i dollarit u rrit me gat 0.7%.

Efekti i menjëhershmë i këtij veprimi lidhej me rritjen e këkesës për metalin e çmuar, gjatë tremujorit të tretë. Në këtë periudhë, niveli arrit në 964.3t, gati 6.2t më shumë se baza vjetore.

Forcimi i monedhës amerikane është duke dobësuar jo pak monedha kombëtare. Këtu mund të përmendim problemet që pësuan rubla ruse apo edhe monedha turke, lira.

Sipas Profesorit Francesco Moscone, veprime të tilla po bëhen për fatkin se vendet duhet të jenë të mbrojtura nga një hegjemoni e mundshme e dollarit.

Si shteti rus ashtu edhe shteti turk kanë borxhe të mëdha në dollar amerikan, të cilat i kanë akumuluar ndër vite. Tani ato janë duke e përballur me pasiguri për shkak të përfundimit të huamarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here