Banka franceze Albania Societe General largohet nga tregu. Muaj më parë Societe Generalle i nxorri në shitje aksionet në kuadër të një strategjie për t’u larguar nga ato tregje ku nuk renditej në treshen e  bankave kryesore.

E cilësuar si një ndër pesë bankat kryesore në Shqipëri për vitin 2018, Albania Societe Generale largohet nga tregu si pasojë edhe e rënies së çmimit të  shitjes .

Çmimi mjaft I ulët  i shitjes së bankave ,në 0,5 herë mbi kapitalin, nxiti sipërmarrës vendas që të hyjnë në tregun bankar, siҫ ishte rasti i marrëveshjes së Balfin Group me Tirana Bank këtë verë.

Gjashtë aksionerët shqiptarë që zotërojnë 11.1% të aksioneve të bankës franceze, do të shesin paketën e aksioneve tek grupi francez, i cili më pas do të nisë negociatat me OTP Bank në Hungari për shitjen e paketës së plotë.

Banka franceze hyri në tregun shqiptar në vitin 2007 përmes blerjes së aksioneve të bankës popullore më një vlerë 4 herë mbi kapitalin, duke u konsideruar si një nga shitjet më të suksesshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here