Bizneset në Shqipëri kanë kapur shifrën prej 16 miliardë euro në xhiron totale të vitit 2017 dhe një rritje prej 8% të shitjeve. Faktori kryesorë në ecurinë e bizneseve ishte kontributi i ardhur nga shërbimet. Studimet e kryera nga INSTAT tregojnë se bizneset me mbi 50 të punësuar në vitin 2017 kanë realizuar 46.5% të shitjeve neto.

1.2% e të gjitha ndërmarrjeve në shqipëri po realizojnë afro gjysmën e shitjeve dhe po ofrojnë mbi 70% të investimeve private në ekonomi. E thënë ndryshe janë 1200 kompani të cilat zejnë një vend prej 1.2% të të gjithë ndërrmarjeve në shqipëri por megjithatë arrijnë që të kontrollojnë 46.5% të të gjitha shitjeve dhe mbulojnë 70% të investimeve private në ekonomi.

Bizneset e vogla me më pak se 4 të punësuar nga ana tjetër përbëjnë 88% të ndërmarrjeve por përfitojnë vetëm 12% nga shitjet. Ndërmarrjet e mëdha po tregojnë se janë më eficente se ato të vogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here