Korrupsioni, keqfunksionimi, mungesa e integritetit, profesionalizmit, pavarësisë, efiçencës, besueshmërisë, transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së sistemit tashmë janë identifikuar dhe pranohen gjerësisht si fenomene dëmtuese, që janë në fokus të kësaj reforme të thellë, me qëllim ndryshimin e situatës në sistemin e drejtësisë në vend. Por pavarsisht kësaj Reforma në Drejtësi ka sjellë dhe ngërce të mëdha në jetën ekonomike të vendit.

Mbi 12.000 cështje presin akoma në Gjyaktën Administrarive të Apelit. Kohëzgjatja e tyre arrin deri në 4 vjet nga fillimi i cështjes duke bërë që shumë biznese të pranojnë kostot e padrejta të imponuara nga administrata sesa të enden kaq gjatë për të gjetur të drejtën e tyre. Po ashtu Gjykata e Lartë pritet të ketë 60.000 cështje për shqyrtim duke bërë një cështje të arrijë deri në tetë vite. Këto të dhëna janë alarmuese për një ekonomi që karakterziohet nga anshmëria e shtetit në rregulla e vendimarrje.

Jo vetëm raste flagrante moszbatimi ligji por fenomeni i mosrespektimit të afateve ligjore është një nga nyjet nevralgjike të gjithë sistemit tonë të drejtësisë. Në Gjykatën e Lartë, aktualisht pretendohen të jenë 35.000 çështje e ndërkohë për vitin e ardhshëm duket të jenë 60.000 çështje. Kjo situatë, përpos arsyeve të tjera, është në këtë situatë jo të zakontë edhe për mungesë personeli, pasi nga 19 gjyqtarë që duhet të ketë, kjo gjykatë është duke funksionuar me vetëm 4 të tillë. Si rrjedhim, parashikohet që kohëzgjatja e një çështjeje të shkojë deri në 7-8 vjet.

Nga ana tjetër, Gjykata Administrative ka realizuar në total 4738 çështje vetëm në vitin 2016. Po të bëjmë një analizë të thjeshtë lidhur më këtë, rezulton se një gjyqtar ka realizuar gjykimin dhe vendimmarrjen për rreth 365 çështje. Nga kjo analizë kuptojmë po ashtu edhe aspektin e mos realizimit të afateve ligjore. Nga shifra e mësipërme, brenda afatit 30-ditor, janë përfunduar vetëm 67 dosje. Pjesa tjetër, thënë ndryshe 99% e totalit, janë shqyrtuar përtej këtij afati.

Gjykatat administrative kanë shqyrtuar një numër relativisht shumë të lartë çështjesh dhe pjesën më të madhe e ka përballuar Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë. Duhet të kuptohet se problemi i parë lidhet me mungesën e personelit të kualifikuar. Në këtë institucion nga 7, kanë arritur të implementohen 13 gjyqtarë por shtimi i tyre mbetet një nga rekomandimet kryesore të çdo instance.

Problemi i dytë lidhet me infrastrukturën që kanë këto gjykata. Trashëgimi i një mangësie të thkesuar në drejtim të teknologjisë dhe infrastrukturës së kësaj të fundit ka bërë që sistemet e dokumentimit të jenë vënë në punë para fare pak kohe. Kjo e fundit lejon pamundësinë e analizimit të të dhënave nga vetë institucioni.

Ne afat, janë dorëzuar vetëm 59% e të gjithë vendimeve. Kohëzgjatja mesatare në Gjykatën e Apelit arriti deri në 9 ditë, ndërkohë që treguesit flasin për përrmirësime të dukshme në këtë aspekt. Ndërkaq, sa i takon afatit 30-ditor të çështjeve në Gjykatën Administrative të Apelit, rreth 1% e këtyre të fundit përfunduan në afat. Mesatarja e kohëzgjatjes arriti deri në 589 ditë.

Në fund të fundit, nga e gjithë situata kuptohet që Reforma, aq shumë e trumbetuar, në Drejtësi deri më tani ka sjellë vetëm “koka të prera” dhe asgjë ndryshe në gjithë sistemin shqiptar të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here