Çfarë duhet të dini kur nisni një biznes

0

Kur niset një biznes, produkt apo shërbim i ri, sipërmarrësit më të zakonshëm,  bëjnë përpjekje për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë, në besimin se dalja në treg me “më shumë” është më e mirë. Në fakt nuk është kështu. Gjatë periudhës fillestare të sipërmarrjes, ose kur rifilloni produkte ose shërbime të reja, “më shumë” do të thotë rrezik shtesë. Më shumë gjithashtu do të thotë kompleksitet i panevojshëm, si dhe kohë shtesë, kështu që do të kërkohet më shumë kapital.

Më poshtë janë disa gjëra të rëndësishme që duhet të mbani mend gjatë përgatitjes për të nxjerrë produktin tuaj në treg:

 

1.Roma nuk u ndërtua për një ditë

Kur nisni një sipërmarrje të re, nuk duhet të fokusoheni që të përmbushni çdo kërkesë të konsumatorit. Shkallët duhen ngjitur ngadalë, më mendime të qarta. Filloni nga gjërat e vogla. Gjërat e vogla, kërkojnë më pak kohë, dhe ç’është më e rëndësishmja më pak para. Nëse përmbushni një kërkesë fillestare e cila rezulton në sukses, zgjeroni varietet duke kaluar në kërkesa më të mëdha. Kështu, brenda një kohe ndoshta jo shumë të shkurtër, por të vlefshme ekonomikisht, do të krijoni kompaninë tuaj.

2.Përqëndrohuni në një gjë, gjënë më të thjeshtë

Kur nisni një produkt ose shërbim të ri, vendosni gjithë energjinë dhe fokusin në atë produkt ose shërbim. Përqëndrohuni në një gjë në një kohë. Nuk duhet të jetë gjëja më e vështirë; ajo duhet të jetë më e thjeshtë, atë që quhet quhet produkti minimal i qëndrueshëm. Ky produkt ofron mundësinë për të mësuar më shumë për klientët tuaj, me më pak kohë, para dhe përpjekje. Gjithashtu ju vë në një pozitë për të shkuar në treg shpejt, duke mbledhur reagime të vlefshme dhe duke mos shpenzuar kohën duke ndërtuar gjëra që klientët nuk duan. Kjo strategji zbut ndjeshëm rrezikun tuaj. Mos harroni, Amazon filloi vetëm si një librari online.

3.Ndiqni rregullin 85%: Mirë është mjaft e mirë

Përpjekja për përsosmëri është armiku i çdo produkti të ri. Si rregull, kur biznesi ose produkti i ri është në 85 për qind të rrugës, ju jeni gati për të vazhduar para. Niveli i përpjekjeve të kërkuara për të arritur 100 përqind nuk vlen në kohën dhe shpenzimet shtesë në këtë fazë. Do të jetë shumë më mirë të lançoni diçka në treg dhe më pas ta testoni.

4.Jini të mrekullueshëm në mbledhjen dhe mësimin nga reagimet

Pasi të keni nisur, dëgjoni dhe mësoni nga përdoruesit tuaj. ”Çfarë i pëlqejnë dhe nuk i pëlqejnë përdoruesit për produktin apo shërbimin? Çfarë karakteristikash do të donin të shihnin për të shtuar përvojën e tyre? Cilat funksione nuk punojnë ose krijojnë interes të vogël?” Bëni gjithçka që duhet të bëni për t’u angazhuar me përdoruesit tuaj. Kjo mund të përfshijë ofrimin e stimujve për të marrë reagime në sondazhet ose në grupet e fokusuara, duke arritur në mediat sociale ose duke krijuar njoftime apo sondazhe për të mësuar më shumë. Reagimi është mjeti më i vlefshëm që keni si sipërmarrës. Pra, dëgjoni, merrni në konsideratë dhe përdorni atë që mësoni për të përsëritur, përmirësuar.

5.Shmangni sindromën e shkëlqimit

Ndërsa nisni të zhvilloni produktin tuaj, duhet të luftoni “zvarritjen e funksionit” në çdo hap. Ju, ekipi juaj, partnerët dhe të gjithë të tjerët që ndajnë vizionin tuaj do të kenë ide rreth asaj që duhet shtuar. Ndërsa shumë prej tyre do të tingëllojnë mirë, ato janë objekte me shkëlqim që ju shpërqëndrojnë. Detyra juaj është që të qëndroni të fokusuar në një gjë, të merrni atë në treg dhe pastaj të dorëzoni gjë tjetër. Duke u fokusuar në një gjë në një kohë, mund të hyni në treg shpejt, të mësoni shumë për produktin ose shërbimin tuaj nga klientët aktualë dhe të bëni ndryshime në bazë të reagimeve të tyre.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here