• Amazon thuhet se po ndërton një shërbim si Netflix por për lojëra. Konkursi i Amaon në Microsoft dhe Google, tashmë është hapur duke përgatitur shërbime të ngjashme si Sony, i cili ka një shërbim për PlayStation.
  • Ring, kompania nën pronësi të Amazon, nëpërmjet kamerave ‘të mençura’ të sigurisë, i ka ofruar ekipeve të saj në SHBA dhe Ukrainë, akses në shtëpitë e njerëzve. Ekipet kërkimore në Ukrainë patën qasje të pakufizuar në çdo rrjet të Ring, në mbarë botën nëpërmjet një dosjeje, pjesë e shërbimit të Amazon të ruajtjes së të dhënave.
  • Samsung do të zbulojë detajet e Galaxy S10 të ri, dhe sipas burimeve ky smartphone do të jetë i palosshëm. Samsung do të sjellë ndryshime të mëdha në prodhimin e telefonave smart.
  • “Red Dead Redemption 2”, po merr stilin e Fortnite. Modaliteti online i shumë lojëtarëve në “Red Dead Redemption 2”, po teston akualisht modelin e tij të ri, të ngjashëm me Fortnite dhe të quajtur “Gun Rush”.
  • Shtëpia prodhuese e lojërave, Activision dhe studioja e zhvillimit të tyre Bungie, po ndahen. Të dyja kompanitë kanë rënë dakort për një marrëveshje 10 vjeçare më parë, por, mesa duket kompanitë kanë vendosur të mos e vazhdojnë më këtë marrëveshje.
  • Buzzy, startup-i i lojërave me vlerë $2 miliardë, ka marrë një goditje të madhe pas një ‘lufte’ më Unity. Sipas burimeve, thuhet se Unity ka ndryshuar kushtet dhe termat mbi bllokimin e lojës së Buzzy ne plaftormën SpatialOS.
  • Banka dixhitale N26, e mbështetur nga Peter Thiel, është tani startup-i më i vlefshëm në Evropë. Startup-i gjerman, ka fituar në një raund financimi një vlerësim prej $2.7 miliardësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here