• COO e Facebook, Sheryl Sandberg mbajti një fjalim në një konferencë në Mynih mbi privatësinë. Sandberg foli për mënyrën se si Facebook duhej të bënte më mirë në anagazhimin e saj për të ndalur ndërhyrjen dhe abuzimin e zgjedhjeve, por audienca e përshkroi fjalimin e saj si jo real.
  • CEO i Huawei Ren Zhengfei, paralajmëroi humbjen e vendeve të punës për shkak të frikës globale rreth pajisjeve të firmës. “Ne duhet të përgatitemi për raste të vëshira,”– është shprehur ai.
  • Uber po punëson një skuadër e cila do të punojë me motorrë dhe biçikleta, dhe gjithashtu me automjete të cilat klienti mund t’i drejtojë vet. Ekipi me të cilin Uber do të bashkëpunojë është JUMP.
  • Facebook, do të hapë një institut të ri të etikës, në Gjermani. Do të jetë hera e parë për Facebook ndërtimi i një qendre të tillë, që pritet të kushtojë rreth $7.5 milionë.
  • Disney po humbet më shumë se $1 miliardë,  si pasojë e aksioneve të Hulu dhe pronësisë së BAMTech. Kompania ende nuk e ka lançuar Disney+, si konkurrentin kryesor të Netflix.
  • UiPath, një kompani e inteligjencës artificiale e mbështetur nga Google dhe Sequoia, së shpejti do të arrijë një vlerë prej $200 milionë në të ardhura. Kompania se fundmi është vlerësuar në një raund financimi me shumën prej $3 miliardë.
  • Punonjësit e Facebook kanë shkruar materiale me pesë yje për vlerësimin e pajisjes së tyre në Amazon. Andrew Bosworth, i cili kryeson divizionet e realitetit virtual në Facebook, tha se punonjësit ishin të instruktuar të linin shkrime të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here