Sikurse do të fillonte një vit i ri ashtu do të ndodhte edhe historinë e çmimit të naftës në vend. Për herë të dytë brenda dy muajve, ky i fundit do të ulej përsëri me 5lekë/litër ndërkohë që rënia totale llogaritet të jetë 10lekë/litër.

Aktualisht, një litër naftë dhe një litër benzinë tregtohen me 172 dhe 173lekë/litër respektivisht. Në fund të muajit tetor çmimet ishin në nivelin 182 dhe 183lekë/litër, thënë ndryshe 10lekë më shumë. Të dhënat e mësipërme lidhen me tregtuesin më të madh të naftës në vend. Ndërkohë, çmimet ulen me 1-2lekë/litër në varësi të tregtuesve të tjerë.

Realiteti absurd në vendin tonë

Shqipëria është një tjetër realitet. Ndërsa litri i naftës këtu varion sipas të dhënave më sipër, nga ana tjetër rroga mesatare kap vlerën e 35.000 lekëve duke e bërë kështu naftën mallin me te shtrenjte ne krahasim me pagat.

Një çmim nafte të njëjtë me ne ka Uruguai, por paga vjetore në këtë vend është tre herë më e lartë se në Shqipëri. Tregu i shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë nuk e reflekton pothuajse fare uljen e çmimit në tregjet botërore por reflekton pothuajse menjëherë rritjen e tij.

Niveli aktual i çmimit të naftës në vendin tonë është i njëjtë me atë që ka qenë në vitin 2018. Çmimi është dy herë përgjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në tetor, me përkatësisht nga 5lekë/litër.

Sipas Global Petrol Price çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kaluar ndër më të shtrenjtat në botë. Benzina në Shqipëri është €1.48/litër, e 12-a më e shtrenjtë në botë, pas shteteve që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne: si Hong Kongu, Monako apo Holanda.

Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë. Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë.

Situata aktuale në tregjet botërore

Sipas të dhënave nga Financial Times, nafta po tregtohet me $60/fuçi. Në harkun kohor të një viti çmimi i tregtimit të naftës ka rënë me gati 13%. Çmimi i naftës ka variuar nga $49/fuçi deri në $86/fuçi. Në pranverë pritet që çmimi për fuçi i naftës të luhatet në $70/fuçi.

Çmimi i hidrokarbureve duhet të ulet. Kjo duhet të jetë në fokus të çdo politike në këtë sektor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here