Në vitet 1950 Koreja e Jugut kishte një ekonomi të pazhvilluar dhe agrare, e cila varej shumë nga financimi i huaj. Udhëheqja ushtarake e cila u shfaq në vitet 1960 dhe drejtoi vendin për një çerek shekulli ka qenë autokratike dhe ndonjëherë shtypëse, por, angazhimi pragmatik dhe fleksibël te zhvillimi ekonomik rezultoi në atë që sot e quajmë “mrekullia e Han River”. Në vitin 2016 ajo ka qenë ekonomia e 11-të në botë në terma të PBB-së.

Gjatë tre dekadave të ardhshme, pas vendosjes së udhëheqjes ushtarake, ekonomia e Koresë u rrit afërsisht me 9% çdo vit dhe të ardhurat për frymë u rritën më shumë se 100%. Koreja e Jugut u shndërrua në një ekonomi industriale me një forcë punëtore shumë të kualifikuar.

Politika Koreane u përqendrua në hapjen e vendit ndaj tregjeve ndërkombëtare; zhvillimin e  industrisë dhe infrastrukturës dhe në edukim.

Shoqëria e Koresë së Jugut kaloi një transformim të shpejtë pas Luftës Koreane. Popullsia gati u dyfishua dhe edukimi modern u zhvillua shumë shpejt i ndikuar nga politikat e qeverisë por edhe nga zelli i koreanëve për të mësuar. Rritja e institucioneve të edukimit dhe e firmave industrial dhe komerciale në zonat urbane, tërhoqën popullsinë rurale në këto zona. Një program ambicioz u ndërmor për të modernizuar infrastrukturën e transportit të vendit.

Megjithatë, ndryshimi më i dukshëm në Kore ishte shfaqja e klasës së mesme. Reforma e tokës në fillim të viteve 1950, rritja e aksesit në edukim dhe rritja ekonomike shkaktuan pothuajse zhdukjen gjithë e klasës elitare. Gjithashtu, edukimi ndikoi dhe në planifikimin familjar, zhvillimin e të drejtave të grave, zhvillim i cili ka ndodhur ngadalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here