• Themeluar në vitin 1984, Forever 21 numëron mbi 600 dyqane në gjithë botën.
  • Gjatë vitit të parë të themelimit, shitjet arritën vlerën prej $700 000.
  • Forever 21 gjeneron mbi $4.4 miliardë prej shitjeve çdo vit, dhe ka vlerën prej $6.1 miliardë.                                                                       453353648

Në vitin 1981, Jin Sook dhe Do Won “Don” Chang emigruan nga Koreja e Jugut në Los Anxhelos në ndjekje të aspiratës më të madhe të çdo sipërmarrësi: Ëndrra Amerikane.

Çifti, të dy 26 vjeç në atë kohë, zbritën në Kaliforni pa para, duke folur një ‘anglishte të thyer’ dhe pa diploma univesiteti.

Për tre vite, Don punoi si një kujdestar, pompoues gazi dhe shërbyes kafeje për të arritur qëllimet. Pastaj, një vëzhgim i thjeshtë ndezi një ide sipërmarrjeje, gjë që përfundimisht do t’i bënte ata miliarderë.

’Vura re që njerëzit që kishin makina të shtrenjta, ishin në biznesin e veshjeve’’,-shprehet Don.

Çifti mori një ambient me qira, të cilin e shfrytëzuan për dyqan veshjesh nën emrin Fashion 21, që sot njihet si Forever 21.

Që prej asaj kohe, një numër shumë i madh vajzash është dashuruar më këtë markë, duke e kthyer dhe në një nga markat më të suksesshme të veshjeve.

Forever 21, synon vajzën e cila nuk është shumë e interesuar në blerjen e rrobave të një cilësie të lartë dhe më një çmim të lartë po ashtu. Forever 21, ka targetuar konsumatoret e moshës 13-29 vjeç të cilat duan thjesht të jenë të paraqitshme, dhe të veshura me trendet e fundit të modës.

Në fund të fundit, emri “Forever 21” thotë gjithçka. Për një vazjë  të re që nuk mund të pijë ende ligjërisht, të qenurit 21 është ëndrra.

Kjo modë e lirë nuk e shqetëson këtë konsumator. Në fund të fundit, ky konsumator është më i interesuar të shpenzojë para për teknologjinë dhe përvojën se sa për veshje. Dikush që është i ri dhe i ‘pagdhendur’ me paranë, nuk kujdeset domosdoshmërisht nëse Forever 21 del jashtë dizajnuesve të tjerë – madje edhe markave të tjera të modës si H & M. Mendoni këtë: një 14-vjeçare duke përdorur paratë e saj për rroba mund të blejë në Forever 21 dhe ende të duket elegante dhe moderne.

Veshje të lira, të arritshme, me stil dhe tërheqëse, janë pikërisht ato çfarë një vajzë e re do, dhe për sa kohë të ketë një treg të tillë konsumatorësh, Forever 21 do të jetë në krye të këtij trendi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here