Së fundmi është kthyer në një trend përdorimi i makinave që kanë të inkorporuar impiantin e gazit në të. Thënë ndryshe, bëhet fjalë për makinat me benzinë dhe gaz. Sikurse mjetet e tjera, edhe këto mjete i nënshtrohen kontrollit teknik.

Një vendim i qeverisë e ka kaluar kontrollin teknik të këtyre automjeteve tek një kompani private. Kjo e fundit do të jetë përgjegjëse për kontrollin teknik të automjeteve me gaz. Para këtij vendimi, kontrolli teknik kryhej pranë autoriteteve shtetërore kundrejt një pagese 600 lekë të reja. Praktikisht, me vendimin e ri, qytetarët do të duhet të paguajnë 13.000 lekë të reja.

Mund të thuhet se një veprim i tillë, fare mirë, konsiderohet si skandal i rradhës. Është tashmë një praktikë e njohur, përgjatë së cilës, ata individë që kanë në përdorim makina me gaz janë më të favorizuar në aspektin e taksimit. Kjo ndodh për faktin sepse ndotja është në nivele më të ulëta.

Përpos pagesës së kontrollit, nëse instalimi i impiantit të gazit është bërë para datës së dhënies më koncension të këtij shërbimi, qytetari duhet të paguaje edhe 15.000 lekë të tjerë.

Sipas deklaratave nga vetë ministria, kalimi tek privati vjen në kuadër të reformës së derregullimit, një nismë e qeverisë për të ulur burokracitë dhe përqendrimin e lartë të shërbimeve në një institucion të vetëm ç’ka mund të sjellë zvarritje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës, janë rreth 28.411 mjete të cilat punojnë me benzinë dhe gaz. Fatura e shërbimit për ndryshimin e lejes së qarkullimit ishte 700 lekë të reja, ndërsa aktualisht ky shërbim nuk kryhet në shtet, por në privat.

Po ashtu, individi mund të penalizohet edhe për një fakt tjetër. Nëse një automjet ka vendosur impiant gazi dhe nuk e ka të shënuar në lejen e qarkullimit mund të penalizohet nga ana e policisë ose kompanisë që kryen kontrollin teknik. Pra, nëse ke një makinë me impiant gazi, këtë duhet ta pasqyrosh edhe ne lejen e qarkullimit.

Një veprim i tillë nuk duhej ndërmarrë. Një pjesë e mirë e mjeteve tashmë janë prodhuar të tilla, pra me benzinë dhe gaz. Së dyti, viti i prodhimit të mjetit mund të jetë padiskutim i ndryshëm me momentin e dhënies së koncensionit tek ne. Rrjedhimisht, vendosja e gjobës është krejtësisht e gabuar. Thënë ndryshe, një akt korruptiv.

Pse është shtuar numri i makinave me gaz?

Qarkullojnë shumë mite rreth makinave që prodhohen me motorr me gaz dhe kjo ndodh për shkak të mos informimit ose të keq infomimit. Bombulat e gazit janë të dizenjuara, prodhuara dhe çertifikuara me standartet më të larta. Gjithashtu, ato janë të pajisura me valvul sigurie, e cila në rast zjarri, lejon shkarkimin e gazit në mënyrë të kontrolluar, kështu që shmanget shpërthimi. Çmimi i shitjes të makinave në fjalë është e përafërt me ato të naftës dhe benzinës; që mos të përmendim pastaj avantazhet që kanë në aspektin afatgjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here