Shqipëria ka normën më të ulët të bizneseve të reja të krijuara për vitin 2016 në Europë. Bazuar në të dhënat e  INSTAT  norma e krijimit të bizneseve të reja ishte vetëm 3.7%. Norma e krijimit të bizneseve të reja përllogaritet si përqindje e bizneseve të reja të regjistruara përgjatë një viti ndaj totalit të ndërmarrjeve aktive në atë vit. Për vitin 2016 në Shqipëri numri i ndërmarrjeve aktive ishte 108,526 biznese, ndërsa një vit më parë ishin 104,534 biznese, apo rreth 3992 më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian për krijimin e bizneseve të reja ishte 9.8% në 2016-n, me një rritje të lehtë në krahasim me një vit më parë kur ky tregues shënonte 9.6%. Shqipëria ka normën më të ulët të krijimit të bizneseve të reja edhe në krahasim me vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, si Maqedonia dhe Turqia. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat norma e krijimit të bizneseve të reja në Maqedoni ishte 10.1%, ndërsa në Turqi rreth 12%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here