”edua”, rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri

0

‘’EDUA” është rrjeti më i ri i dyqaneve në Shqipëri, me produkte tipike tradicionale: prodhime bujqësore, të përpunuara etj. Qëllimi kryesor i këtyre dyqaneve është të mbështesë dhe të promovojë fermerët, sipërmarërsit dhe prodhuesit shqiptarë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sëbashku me Agjencinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal, në këtë vit organizuan konkursin për zgjedhjen e brandit dhe rrjetit të dyqaneve me produkte tipike shqiptare, në të cilin u prezantuan rreth 15 projekte në fazën finale nga 47 aplikantë. ‘’Edua’’ ndërkohë, është projekti fitues në këtë konkurs.

Marka e re e dyqaneve shqiptare, synon të sjellë në treg një produkt që është tradicional shqiptar, një produkt bio dhe gjithashtu artizanal. Sipas kompanisë, është bërë një ndërthurje midis të kaluarës dhe të tashmes, duke sjellë në vëmendje produkte të cilat për shoqërinë shqiptare janë mjaft të dashura.

Ndërkohë, emri është një gjetje. ‘’Edua’’, tingëllon si diçka familjare tek konsumatori, duke e nxitur atë të konsumojë apo blejë një produkt. Gjitashtu, emri është konceptuar për të qenë sa më i lehtë i lexueshëm edhe për të huajt, duke i ftuar për të konsumuar produkte tradicionale të Shqipërisë.

Së fundmi, është menduar që për hapësirat e dyqaneve, të jetë një arredim i thjeshtë me materialin e drurit duke i qëndruar për të disatën herë shumë afër tradicionales. Mendohet që dyqanet e ‘’edua’’ të përhapen në shumë qytete të Shqipërisë, ku në secilin prej dyqaneve do të jetë thënia me emrin përkatës p.sh. ‘’E dua Tiranën’’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here