Rritja ekonomike për vendet e Eurozonës priten të jenë shumë të ulta, gati të  papërfillshme.  Duke ecur në këto ritme pritet që vendet e saj të jenë në të nëjtat shifra deri më 2020, e cila nënkuptohet nga projeksionet e tremujorit për sektorin ekonomik të publikuara këtë javë.

Politikat ekonomike që janë duke u implementuar nga Shtetet e Bashkuara, procesi shumë problematik i Brexit dhe nga ana tjetër çështja italiane, duket se e kanë zbehur shumë ekonominë e Eurozonës. Sipas burimeve të Komisioni Europian, problemet e sipërmendura janë ndikueset kryesore të gjendjes së tanishme të ekonomisë së eurozonës.

Në vitin 2017, ekonomia e përbashkët u shoqërua me një rritje prej 2.4%. Ndërkohë, parashikimet e vitit 2018 japin një shifër prej 2.1%. Shifrat nuk janë shumë premtuese për faktin se po këto institucione parashikojnë ulje deri në nivelet e 1.9%.

Ndërsa këtë vit, norma e inflacionit arriti në nivelin 1.8%. Kjo është një shifër e projektuar nga vetë Bashkimi Europian, jo vetëm për këtë por edhe për vitin e ardhshëm.

E njejta situatë qëndron edhe për vendet me ekonomisë kryesore europiane si Gjermania apo Italia. Ekonomia gjermane u përball me një rritje prej 2.2% në vitin 2017. Deri në fund të vitit aktual ajo pritet të rritet përafërsisht me 1.7%.

Për sa I përket ekonomisë Italiane, ajo  është parashikuar që në përmbyllje të vitit 2018, të rritet me 1.1%. Për vitin e ardhshëm, institucionet ekonomike në vend parashikojnë një rritje prej 1.2% dhe pas dy vitesh, pritet të arrijë në 1.3%. Po ashtu, projeksionet vazhdojnë të njëjta edhe për ekonominë Franceze.

Analistët janë të mendimit se burimet e pasigurive vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia. Rritja më e shpejtë e interesave në Shtetet e Bashkuara pritet të shkaktojë shumë efekte anësore negative përtej Amerikës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here