Problemet në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh duket sikur nuk kanë fund. Uzina ka qenë disa herë në prag të falimentit por vazhdon ta kryejë punën e saj edhe pse me burime të kufizuara.

Megjithatë koha para shpalljes së falimentit duket se nuk do të jetë e gjatë. Televizioni Klan bën me dije se: “Nga sa kemi mësuar, rafineria e Ballshit, e cila rinisi punën në muajin maj, nuk mund të vazhdojë aktivitetin e saj për shkak se i mungon lënda e parë, nafta”.

Kemi një uzinë të përpunimit të naftës por pa naftë!

Arsyeja sipas dokumentit të dorëzuar pranë Autoritetit të Konkurrencës nga kompania Tosk Energji, është se furnizuesi i vetëm i rafinerisë së Ballshit nuk i siguron asaj naftë të mjaftueshme për të vazhduar punën. Furnizuesi është kompania kanadeze Bankers Petroleum. Kjo e fundit zotëron naftën shqiptare e megjithatë duket se interesi i saj është më shumë në tregjet e jashtme se ato brenda vendit.

Mungesa e investimeve në uzinën e Ballshit dhe lënia pas dore nga qeveria shqiptare ka bërë që kompanitë e huaja të humbasin interesin. Ka qenë vetë qeveria shqiptare ajo e cila para dy vitesh premtoi se Bankers Petroleum do të furnizonte plotësisht rafinerinë. Jo vetëm që rafineria nuk furnizohet sipas premtimit të bërë por furnizimi është sa gjysma e nevojshme për të zhvilluar punën.

Uzina e ballshit kërkon 50 mijë ton naftë në muaj dhe i sigurohet vetëm 25 mijë ton, pra për 1 ditë pune uzinës i duhen 2500 ton naftë. Kundërpërgjigja e uzinës vjen në formën e përmirsimeve si, ndërtimi i një reparti të ri që do të sjellë në treg benzinën e prodhuar në vend, fillimi i riciklimit të gazrave për të mos lejuar shpërndarjen e tyre në ajër dhe përmirësimit të produkteve. Nuk ka rëndësi se sa ose si po përmirsohet kjo uzinë, Bankers Petroleum, do të vazhdojë të abuzojë me pozitën e saj dominuese.

Koperatori i rafinerisë së Ballshit shprehet se kompania Petroleum ka shkelur kontratën e nënshkruar për vitin 2018. Mos respekstimi i kontratës i ka shkaktuar ARMO-s dëme operacionale dhe kosto të lartë financiare. Muajt e fundit rafineria ka ndaluar punën 2 herë ndërsa TOSK Energji rezulton me 12 miliard dollar humbje. Mos marrja e masave urgjente nga qeveria shqiptare do të sjellë një mbyllje të rafinerisë së vetme të naftës në Shqipëri si edhe përfitime të padrejta nga kompania.

Shpallja e falimentit nga rafineria do të thotë mbyllje e vendeve të punës për 1000 punonjësve të rafinerisë. Shpesh herë puntorët i kemi parë në protesta të mëparshme gati çdo herë që kjo rafineri ka tentuar mbylljen. Mungesa e pagimit të pagave ka qenë gjithashtu debat në shumë protesta të organizuar nga naftëtarët. E vetmja gjë që e mban këtë uzinë akoma në punë është shlyerja e pagave të punonjësve dhe detyrimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here