Në vitin 2008, atëherë 28 vjeç, Kristo Kaarmann nga Estonia, punonte në Londër si menaxher kur mori një bonus prej £10,000. Duke qenë se norma e interesit ishte e lartë në Estoni, ai vendosi që të transferojë këto para në llogarinë e tij të kursimit atje, për të fituar më shumë para.

“Pagova vetëm £15 komision në bankën time në Britani për të transferuar paratë dhe pas një jave pashë që llogaria ime ishte shtuar £500 më pak nga sa prisja,” thotë Kristo.

“Kështu, fillova të hetoj se çfarë ndodhi dhe kuptova që isha treguar shumë naiv. Kisha besuar se banka ime britanike do të më kishte dhënë kursin e këmbimit që pashë para një jave tek Reuters dhe Bloomberg. Në të vërtetë, banka kishte përdorur një kurs këmbimi 5% më të ulët.”

I acaruar me veten e tij, Kristo u betua të gjente një mënyrë për të transferuar paratë në banka jashtë vendit ku punonte pa përdorur bankat. Ky betim e bëri atë dhe shokun e tij estonez, Taavet Hinrikus, që ishte atëherë drejtor i firmës së telekomunikacionit Skype, të transferonin para mes njëri-tjetrit në mënyrë jo formale. Kjo metodë funksionoi sepse shpesh Kristo dëshironte të shkëmbente pound me kroons (monedhën estoneze në atë kohë) dhe anasjelltas me shokun e tij Taavet. Ata përdornin kursin mesatar ditor të këmbimit kur shkëmbenin paratë, dhe së shpejti u njohën me njerëz të tjerë nga Estonia që bënin të njëjtën gjë, kështu kuptuan se mund të ndërtonin një biznes.

Kristo Kaarmann with co-founder Taavet Hinrikus

Në vitin 2011 ata lançuan TransferWise, një website i cili i lejon përdoruesit të transferojnë paratë e tyre në një shtet tjetër, i cili përdor një monedhë tjetër, me kursin mesatar të këmbimit me një tarifë shtesë prej 0.5%.

Për të shmangur problemet ligjore, Kristo dhe Taavet siguruan licencën para se të lançonin biznesin e tyre.

“Ishte hera e parë që ata shihnin një ide të tillë, por, pane mjaftueshëm që të kuptonin se nuk po bënim diçka të jashtligjshme,” tha Kristo.

Gjatë vitit të parë, Kristo dhe Taavet e rritën biznesin e tyre duke u bazuar tek kursimet e tyre. Klientët në fillim ishin dyshues mbi këtë metodë, por u rritën në mënyrë drastike pas një vlerësimi pozitiv në një website mbi teknologjinë.

Në vitin 2012 Kristo dhe Taavet filluan të kërkonin për investitorët e parë, por fillimisht pa sukses.

“Ne folëm me 15 investitorë në total, dhe të gjithë refuzuan. Asnjë investitor në Evropë nuk do të na besonte, në atë kohë ata ishin më skeptikë se investitorët amerikanë. Pas shumë përpjekjesh, morëm financimin e parë nga një kompani në New York e quajtur IA Ventures.”

Pasi TransferWise u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe vlente rreth 305 milion pound, investitorë të tjerë erdhën. Sot, TransferWise është një kompani globale, dhe ka investitorë të tillë si Virgin boss Sir Richard Branson dhe bashkë themeluesin e PayPal Max Levchin.

Kristo Kaarmann and Taavet Hinrikus with Sir Richard Branson

Gjithashtu, website dhe aplikacioni për telefonat është përdorur nga më shumë se 4 milion njerëz dhe është i disponueshëm në 50 shtete dhe 49 monedha të huaja. Kompania thotë se transferohen rreth 3 miliardë pound çdo muaj. Të ardhurat e kompanisë janë rritur me 75% në fund të marsit 2018 dhe kanë arritur në 117 milionë pound, ndërkohë që numëron rreth 1400 punonjës.

Autori i Fintech, Chris Skinnder, thotë se Transfer Wise u rrit shumë shpejt sepse ishte e lirë dhe nuk kishte tarifa të fshehura.

“Kishim shumë dyshime kur filluam. A do ta besonte dikush këtë website të ndërtuar nga dy djem estonezë? A e ka pasur dikush tjetër të njëjtin problem si ne, të cilin po përpiqeshim të zgjidhnim?”

“Mesa duket, shumë njerëz në botë kishin të njëjtin problem, dhe ata na besuan.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here