Gjermania do të vendosë javët në vijin se si do të veprojë me propozimin francez sa i takon thellimit të integrimit në zonën euro” – u shpreh në këtë mënyrë Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord, në linja të gjera, sa i takon një procesi më të ngushtë integrimi të Eurozonës. Ky i fundit mendohet të jetë i bazuar në planet dhe propozimet e Presidentit francez Emannuel Macron. Pjesë e planeve të këtij të fundit mendohet të jetë dhe ai për një buxhet të përbashkët.

Qëllimi ishte që ky plan të finalizohej në fund të këtij viti. Megjithatë, Berlini u tregua shumë i pavendosur sa i takon çështjeve kyçe. Një pikë e nxehtë diskutimi është dhe taksa mbi gjigandët e internetit.

“Është koha që Gjermania të përgjigjet ndaj propozimeve tona. Është koha që Gjermania të përgjigjet për çështjet që shqetësojnë Eurozonën” – tha Le Maire në një konferencë biznesi franko-gjerman që u mbajt në Paris.

Ai shtoi po ashtu se është vetëm një sfidë që duhet përballuar për të ardhmen e Eurozonës e kjo sfidë është ndërtimi i sovranitetit të Europës ndaj Shteteve të Bashkuara.

Takimi i dhjetorit për ministrat europianë të financave do të jetë shansi i fundit, për këtë vit, qe politikëbërësit të bien dakord mbi çështjet që shqetësojnë Eurozonën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here