• Nga hetimi që nisi në shkurt, koncesionari i kolaodimit të makinave u gjobit me 51 million lek
  • Monopol jo eficent
  • Nevoja për liberalizim të tregut

Kompania koncesionare e kontrollit teknik të automjeteve, SGS Automotive Albania është gjobitur nga Autoriteti i konkurrencës për abuzim me pozitat dominuese. Gjoba me një vlerë prej 51 milion lekësh, u lëshua për arsye të mosofrimit të kapaciteteve të mjaftueshme për klientët, shkaktimin e rradhëve të gjata dhe selektimit arbitrar. Përveҫ këtyre arsyeve, koncesionari detyronte klientë të caktuar të nënshkruanin kontratën sipas së cilës, SGS nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e mjetit gjatë kontrollit teknik.

Konflikti mes AK dhe SGS ka nisur prej vitesh, por përgjithësisht thelbi ka qënë tek pozicioni monopol dhe tarifat e larta që ka kompania. Hetimet nisën në shkurt të këtij viti dhe kompania u gjobit për abuzim gjatë periudhave qershor 2016 – dhjetor 2017.
Megjithëse Autoriteti Konkurrencës shpesh herë i ka rekomanduar kompanisë të mos detyrojë klientët të nënshkruajnë kontratën, por megjithatë asnjë konsideratë nuk është marrë.

Referuar rekomandimeve të këtij institucioni, do të ishte veprim i duhur edhe për ministrinë e infrastrukturës që të promovojë e nxisi liberalizimin e këtij lloj tregu. Popullsia e vendit mund të mos ketë kapacitetet e duhura për të ofruar prodhimtari, por në tregjet ku monopoli nuk rezulton eficent, ka vend për ide dhe sipërmarrje të fokusuara në përmirësimin e veprimtarisë në fjalë, atë të menaxhimit të kontrollit teknik të automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here