Themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos njoftoi ditën e mërkurë se ai dhe gruaja e tij do të divorcoheshin, duke nxitur kështu menjëherë spekulime rreth detajeve të divorcit të tyre.
Bezos është personi më i pasur në botë, me një pasuri prej $137 miliardë, mirëpo ndoshta në përfundim të divorcit mund të mos e ruajë më këtë status.
Megjithëse ende nuk janë zbuluar detatje të mëtejshme për këtë divorc, mund të themi me siguri që ndarjet midis të famshmëve janë realisht shumë të kushtueshme.
Më poshtë do të gjeni divorcet më të shtrenja:
Craig McCae dhe Wendy McCaw, 1997-$460 milionë

8. Craig McCaw and Wendy McCaw, 1997 — $460 million

Pioneri i industrisë së celularëve Craig McCaw dhe botuesja e gazetave Wendy McCaw, u divorcuan në vitin 1997, divorc i cili u mbyll me një vlerë prej $460 milionë në aksione Nextel.
Dmitry Rybolovlev dhe Elena Rybolovlev, 2014 — $604 milionë

7. Dmitry Rybolovlev and Elena Rybolovlev, 2014 — $604 million

Për shkak të tradhëtisë, Elena kërkoi të divorcohej nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rus Dmitry. Gjykata fillimisht urdhëroi biznesmenin rus që duhet t’i jepte bashkëshortes së tij $4.5 miliardë por pas një apeli, ajo u largua me vetëm $604 milionë.
Adnan Khashoggi dhe Soraya Khashoggi, 1980 — $874 milionë

6. Adnan Khashoggi and Soraya Khashoggi, 1980 — $874 million

Në vitin 1961, tregtari i armëve në Arabinë Saudite Adnan Khashoq u martua me një grua 20-vjeçare britanike me emrin Sandra Daly, e cila pas martese ndërroi emrin e saj në Soraya.
Çifti u divorcua në vitin 1974 dhe në përfundim Soraya mori një vlerë prej $874 milionë, të cilat në ditët e sotme kanë vlerën prej $2 miliardë.
Harold Hamm dhe Sue Ann Arnall, 2012 — $975 milionë

5. Harold Hamm and Sue Ann Arnall, 2012 — $975 million

Procedurat e hidhura të divorcit mes manjatit të naftës Harold Hamm dhe gruas së tij Sue Ann Arnall përfunduan me Hammin duke shkruar një çek me vlerë prej $975 milionë.
Alec Wildenstein dhe Jocelyn Wildenstein, 1999 — $3.8 miliardë

1. Alec Wildenstein and Jocelyn Wildenstein, 1999 — $3.8 billion

Divorci më i kushtueshëm i njohur ka ndodhur në vitin 1999, kur biznesmeni francezo-amerikan dhe tregtari i arteve Alec Wildenstein divorcoi bashkëshorten  e tij prej 21 vitesh, Jocelyn Wildenstein. Procedurat e shkurorëzimit rezultuan në dhënien e Jocelyn $2.5 miliardë dhe $100 milionë për secilin nga 13 vitet e ardhshme, për një total prej $3.8 miliardë. Kjo është rreth $5.7 miliardë në ditët e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here