Maldivet është një ishull i vogël në Oqeanin Indian me një popullsi prej 400 mijë banorësh dhe me PBB 4.9 miliardë dollarë. Thuajse tre herë më e vogël se ekonomia e Shqipërisë. Para pesë vitesh presidenti Maldiveve nënshkroi një marrveshje me Kinën për të financuar një urë 2.2 kilometra të gjatë që lidh Maldivet me ishullin artificial Hulhumale.

 

Ishulli Ariti

Ish Presidenti i Maldiveve Abdulla Yameen humbi pushtetin pesëvjecar në nëntor të vitit të shkuar por projekti që ai nënshkroi me Kinën do të vendosë financat e ishullit të vogël në vështirësi për një kohë të gjatë. Kosto e projektit ka kaluar 600 milion dollarë dhe borxhi ndaj Kinës arrin dhe ndoshta 900 milion dollarë të tjera.  Në këto marrveshje Presidenti Yameen i ngarkoi shtetit të tij një borxh të madh që thuhet se arrin deri në 3 miliardë dollarë në projekte të tjera zhvilimore e infrastrukturore por që tashme akuzohet se janë nënshkruar me cmim më të lartë për të përfituar për vete. Kostot e projektit si dhe normat e interesit ishin më të larta nga cfarë ishte parashikimi dhe qeveria e re kërkon të rinegociojë me Kinën këto hua.  Ky projekt është pjesë e Iniciativës së Rrugës së Mesit të Kinës që synon të lidhë Azinë me Europën. Shumë analiztë perëndimorë mendojnë se këto marrveshje me Kinën duken të mira në fillim por janë me kosto të lartë dhe shumë prej këtyre shteteve do t’i nënshtrohen fuqisë politike të Kinës në të ardhmen.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here