• Uber ka ndërmarrë një projekt të ri autonom të automjeteve, skutera dhe biçikleta vetë-drejtuese.
  • Lajmi për këtë projekt erdhi nga Drejtori i Përgjithshëm i një kompanie robotike, e cila njoftoi se Uber do të ndërmarrë këtë projekt robotic.
  • Uber tashmë, po punëson për departamentin e ri të quajtur “robotika e mikromobilitetit”.
Uber po zgjeron hapësirat e saj të operimit, nëpërmjet një projekti të ri robotik. Kompania, njoftohet se do të ndërmarrë një projekt i cili konsiston në skutera dhe biçikleta vetë-drejtuese.
Chris Anderson, është Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë robotike 3D Robotics, e cila do të bashkëpunojë me Uber për të rezlizuar projektin më të ri, njoftoi të dielën për këtë nismë.
Ai gjithashtu, shtoi se projekti ‘Micromobility Robotics’, do të realizohet me anë të Jump Bikes, të cilat Uber i ka blerë pak kohë më parë. Uber ndërkohë, ka shpallur dhe një formular në Google, në të cilin të gjithë të interesuarit për aplikim pune në departamentin më të ri të kompanisë, mund të bëhen pjesë.
Vitin e kaluar, Uber kishte ndërperë operacionet për makinat vetë-drejtuese duke qenë se kjo e fundit ishte bërë shkak për një aksident, ku si pasojë mbeti i vdekur një këmbësor.
Detaje mbi skuterët dhe biçikletat, ende janë të pakta për momentin mirëpo pritet që kjo nismë e re të përmirësojë shërbimin e kompanisë në tërësi dhe gjithashtu do të jetë një ndihmesë për kaoza akoma dhe më të mëdha, siç është ulja e trafikut dhe ndotjes së mjedisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here