• Ford ka shkurtuar mijëra vende pune në Evropë si pasojë e ristrukturimit të biznesit në continent.
  • Është e paqartë se sa do të jetë numri specifik i punëtorëve që do të largohen, por dihet që Ford punëson rreth 53 000 persona në Evropë.
Ford tha këtë të enjten se do të shkurtojë mijëra vende pune për të dalë nga tregjet jofitimprurëse dhe gjithashtu do të ndërpresë linjat e automjeteve që humbasin. Të gjitha këto nisma, janë pjesë e përpjekjes së kompanisë për arritjen e një marzhine operative prej 6% në Evropë.

Image result for ford europe employees

Në Gusht, pritet që kompania të ndalojë prodhimin e transmetuesëve automatikë në Bordo, dhe gjithashtu do të rishikojë operacionet në Rusi.
“Ne jemi duke ndërmarrë veprime vendimtare për të transformuar biznesin e Ford në Evropë,”– tha në një deklaratë zv/presidenti Steven Armstrong.
Ford Europe, e cila aktualisht puënson rreth 53 000 njerëz, ka humbur rreth 245 milionë euro para interesit dhe taksave në tremujorin e tretë.
Armstrong nuk pranoi të përcaktonte numrin specifik të shkurtimeve të vendeve të punës duke lënë kështu në pritje negociatat me udhëheqësit, por tha se reduktimet do të shkonin gati më mijëra.
‘Ford synon të arrijë zvogëlimin e kostove të punës sa më shumë të jetë e mundur përmes ndarjes vullnetare të punonjësve në Evropë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here