Italia është blerësi kryesor i produkteve shqiptare blegtorale, bujqësore dhe agro-industriale. Ku pas Italisë, e dyta renditet Kosova dhe Greqia me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë. Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi që renditet në vendin e tretë, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni, me vlerë mbi 1 miliardë lekë. Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arrorët, ujërat. Eksportet bujqësore për vitin 2018 janë regjistruar në 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here