Komisioni Europian në raportin e tij të fundit për ekonominë europiane, ku përfshihet edhe Shqipëria, sqaron se, inflacioni i ulët, madje nën pritshmëritë, është edhe rrjedhojë e forcimit të Lekut kundrejt monedhës së përbashkët europiane.

Në raportin më të fundit të ekonomive europiane, KE është ende besimplotë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të ndalur rënien e euros në tregun vendas, do të ndikojë në terma afat-mesëm, duke bërë që, edhe norma e inflacionit të rimëkëmbet.

Vetëm një ditë më parë, Banka Qendrore raportoi një normë inflacioni në 1.9% për Tetorin, që është edhe nën objektivin e saj.

Sa i përket financave publike,rreziqet e mundshme, janë ngadalësimi i reformave, që mund të kenë ndikim në uljen e investimeve private.

Një tjetër rrezik është edhe ulja e ritmit të rënies së borxhit publik. Kjo,sipas raportit, do të minonte besimin e tregjeve financiare si dhe do të vendoste në rrezik projektet infrastrukturore, të cilat ndër të tjera janë një element kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here