• TripAdvisor u themelua në vitin 2000 nga Steve Kaufer, i diplomuar në Universitetin e Harvardit. 
  • TripAdvisor ka të regjistruar rreth 1.2 milionë hotele, 750 000 shtëpi pushimi, 4.6 milionë restorante dhe mbi 915 000 atraksione turisitike.
  • TripAdvisor numëron mbi 300 milion përdorues dhe ka një vlerë prej $4 miliardë.

Kompanitë, gjithnjë e më shumë, po fokusohen në ofrimin e një eksperience komplekse më anën e një faqeje interneti të mirë dizanjuar. TripAdvisor, është një nga aplikacionet që mesa duket po i ndihmon më së miri kompanitë për të marrë feedback-un prej konsumatorëve.  TripAdviosor është një nga ato biznese të cilat kanë arritur të konvertojnë aplikacionin e saj celular, në shokun më të mirë dhe më të besueshëm për përdoruesit e saj.

TripAdvisor ka një histori që nis  nga viti 2000 kur themeluesi i këtij aplikacioni, Steve Kaufer, donte të gjente një informacion mbi destinacionet e tij të udhëtimit. Mungesa e pikërisht këtij ‘’mjeti’’ në treg, solli idenë brilante e krijimit të këshilluesit të udhëtimeve. Nëpërmjet këtij aplikacioni, njërëzit mund të gjejnë çdo informacion që i nevojitet kur nisen në një udhëtim.

Por, cilat janë disa nga strategjitë që TripAdvisor përdor për të ruajtur suksesin?

Splash Screen. Një ekran ‘’i spërkatur’’, dhe i dizanjuar me kujdes, ndikon në psikologjinë e konsumatorit duke rritur besnikërinë e tij ndaj aplikacionit. Kështu ,TripAdvisor, merr pak kohë derisa të jetë plotësisht funksional, ndërkoh që në ekranin e celularit, paraqet një sfond të gjelbër me tekst pothuajse në zhdukje, duke tërhequr vëmendjen e konsumatorit. Gjithashtu teksa pret, përdoruesi lexon dy fjali shumë të shkurtra të cilat i nxisin për të pritur disa minuta më shumë, me idenë që aplikacioni po përpunon të dhënat personale për përdoruesit.

Regjistrimi dhe personalizimi. Regjistrimi në aplikacion është shumë i thjeshtë dhe zgjat shumë pak. Mund të hyni në TripAdvisor, me anë të kredencialeve të Facebook ose Google, por gjithashtu mund të krijoni dhe llogarinë tuaj.  Gjitashtu, aplikacioni jep mundësinë e vendosjes së preferencave. Kështu, përdoruesi ndihet i sigurtë dhe më rëndësi, duke qenë se ka një profil të tijin personal tërësisht të ndërtuar sipas preferencave të tij.

Mund të përdorët edhe pa internet. Një nga pikat kyçe që sjell suksesin e aplikacionit është përdorimi i tij pa qenë nevoja e internetit. TripAdvisor vjen pranë përdoruesve duke i shpenzuar disa para në të dhënat e shtrenjta roaming, dhe gjithashtu duke i dhënë mundësinë për të ruajtur harta, komente apo shumë informacione të tjera në telefonin e tyre.

 

Në përfundim, për shumë kompani, strategjia e mençur ishte të shkonin sipas drejtimit të treguar nga konsumatorët. TripAdvisor, arriti të sigurojë një eksperiencë të përmirësuar dhe të përshtatur për nevojat e përdoruesve të tij, duke paraqitur një shembull të shkëlqyer për shumë kompani të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here