Kontrolli I Lartë I Shtetit raporton se se nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria për minimumin jetik dhe kufirin e varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Sipas KLSH, skema aktuale e ndihmës ekonomike nuk është efektive për të kontribuar në zbutjen e varfërisë.

Kontrolli I Lartë I Shtetit përfundoi së fundmi auditimin në Ministrinë e Shëndetësisë, në bashkinë Fier, Tiranë dhe Vlorë për periudhën Janar 2012-Maj 2018. Konkluzioni I nxjerrë nga auditimi I programit të ndihmës ekonomike tregon qartë problematikat e ndihmës ekonomike dhe përmbushjes së nevojave bazike të familjeve që e pëfitojnë atë.

Në përfundim të raportit, KLSH hartoi një sërë rekomandimesh për instuticionet shteterore.  Në mënyrë të përmbledhur ato konsistojnë në marrjen e masave për përcaktimin e metodologjisë dhe përllogaritjes së vlerës së minimumit jetik në Shqipëri dhe përditësimit periodik të saj.

Së pari rekomandohet hartimi i një studimi mbi nxitjen e punësimit, i cili të ketë në fokus vetëm përfituesit e ndihmës ekonomike dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.

Së dyti kërkohet nga ministria e shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale të bëhet transparente Formula e Unifikuar e Pikëzimit që përcakton përfituesit e ndihmës ekonomike.

Gjithashtu, bashkëpunimi I ministrive me instuticionet përkatëse në mënyrë që të përcaktojnë në mënyrë reale nivelin e varfërisë dhe së fundmi krijimi i hartës së varfërisë nga niveli kombëtar tek niveli local.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here