Numri i fluturimeve nga viti 2017 në vitin 2018 është rritur ndjeshëm. Ndërsa, numri i pasagjerëve ka qenë ai që ka habitur të gjithë sepse rritja e fluksit të pasagjerëve në vitin 2018 është 200% më e lartë se sa në vitin 2017.

Mes kaq shumë fluturimesh, normalisht janë evidentuar edhe kompanitë më të mira dhe ato më problematiket në treg. Në bazë të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve për muajin Janar, kompensimeve dhe numrit të pasagjerëve, Probiznes rendit kompanitë ajrore më problematike në Shqipëri. Normalisht, nëpërmjet këtyre treguesve do të shohim dhe cilat janë kompanitë më serioze.

Cilat janë kompanitë me performancën më të dobët?

Fly Ernest. Vetëm gjatë muajit Janar ka pasur 7 vonesa të fluturimeve dhe 1 anulim. Pavarësisht kësaj, numri i kompensimeve të kësaj kompanie është shumë e ulët, vetëm 96 të tilla.

Volotea. Bazuar në numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve, kjo kompani mban vendin e parë për rezultatet më të dobëta mes gjithë kompanive të tjera.

Cilat janë kompanitë më të mira?

Blu Panorama. Është kompania me numrin më të madh të pasagjerëve mes gjithë kompanive ajrore, edhe pse për këtë vit ky numër u ul me rreth 100 000 pasagjerë. Në aspektin e vonesave, gjatë muajit Janar ka pasur 1 vonesë dhe 1 anulim. Por, niveli i kompensimit të pasagjerëve nga kjo kompani është shumë i lartë. Vetëm në muajin Janar ka mbyllur 500 kompensime dhe ka ende një numër të madh në proces.

Wizz Air. Edhe pse u fut në treg në vitin 2017, ka shfaqur një seriozitet shumë të madh me oraret dhe kompensimet e pasagjerëve. Përsa i përket numrit të pasagjerëve, për vitin 2018 ka pasur rritjen më të madhe nga të gjitha kompanitë e tjera ajrore. Kjo si pasojë e çmimeve low cost që ofron dhe shërbimit të mirë që kanë marrë pasagjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here