Para pak muajsh emisioni investigativ Fiks Fare ekspozoi informalitetin e lartë në tregun e celularëve në Shqipëri. Në disa blerje të realizuara në qëndër të Tiranës asnjëri prej shitësve nuk ofroi kupon tatimor. Në një vëzhgim të kryer nga Albanian Enterprise Institute dyqanet e vogla dhe informale ofrojnë celularë gati 30% më lirë sesa dyqanet e mëdha të formalizuara e gjithashtu të licensuara për të patur eksluzivitetin e këtyre celularëve në Shqipëri. Maksimizimi i fitimit duhet të mbetet synimi më i shëndetshëm që duhet të ketë biznesi vendas. Por gjithnjë në respektim të barabartë të ligjit. Kjo con në inovacion idesh e shërbimesh. Por maksimizimi i fitimit duke mos respektuar ligjin është “inovacion” kriminal. Është treg i zi. Është aferë korruptive dhe një treg informal me rrezikshmëri të lartë publike.
Pavarsisht përpjekjes dhe aksionit të qeverisë Rama për luftën ndaj informalitetit në vitin 2015 duket se struktura e ekonomisë sonë sërisht ka mbetur e njëjtë përsa i përket këtij sektori. Në një studim të Albanian Enterprise Institute shihet se Shqipëria ka zhdoganuar në vitin 2016 192,425 njësi celular ndërkohë që Maqedonia 526,757 njësi celular. Të dhënat nga AKEP tregojnë se në Shqipëri janë 3.3 milion apartatë që kanë përdorur rrjetin 3G/4G gjatë vitit të shkuar. Po ashtu studime ndërkombëtare nga Recon Analytics tregojnë se një aparat celular smartphone ka një jetëgjatësi prej 21 muajsh. Kjo tregon se të paktën cdo vit në Shqipëri duhet të hyjnë afërsisht 1 milionë celularë për të mbajtur trendin e zhvlerësimit teknologjik të aparatëve. Po ashtu dhe krahasuar me të dhënat e Maqedonisë në përpjestim me popullsinë tonë do të pritej që të paktën të zhdoganoheshin 750.000 aparatë ose 550.000 më shumë sesa janë shifrat zyrtare. Ky nuk është më një biznes i vogël i një dyqani dytësor në rrugët e Tiranës. Ky shndërrohet në një treg me vlerë 60 milion euro në të cilat shteti nuk ka asnjë dijeni se kush përfiton dhe sa përfiton. Ky treg është i deforumuar dhe sjell deri në 10 milion euro detyrime të pambledhura në formën e TVSH ndaj kontrabanda e celularëve nuk ka vend në ekonomi tregu dhe ka ardhur koha që të gjitha bizneset të jenë të barabarta e të mos konkurrojnë më në “inovacion për të thyer ligjin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here