Largimet nga puna i kanë shkartuar një dëm të madh buxhetit të shtetit shqiptar. Kështu, në 3 vitet e ardhshme shteti duhet të paguajë 30 mijë paga me koston e 15 mln euro. Presidenti i Republikës për këtë situatë të rënduar financiare bën fajtore shtetin dhe për këtë kërkon ndryshimin e ligjit, duke kërkuar që pagën duhet ta zbatojë zyrtari që firmos vendimin dhe jo qytetarët.

Për tre vite me radhë nga buxheti i shtetit do të duhet të përballojë një fond prej 15 milionë eurosh, përmes të cilit do të paguhen 30 mijë paga të administratës të cilët kanë fituar gjyqin për shkarkim të padrejtë përgjatë periudhës 2017-2018.

Zbatimi i Legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës mbetet ende shumë problematik, ndërsa për Presidentin e Republikës shteti është kthyer në shkelësin më të madh ndërsa kostot i përballojnë taksapaguesit.

Është e papranueshme që ngarkesa në sistemin gjyqësor apo dëmet në buxhetin e shtetit të vinë nga po vetë institucionet publike. Ka ardhur koha që të shtrohet për diskutim dhe jo vetëm kaq por për tu miratuar me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkte të zyrtarit publik kur ai shkakton pushime të padrejta nga puna.” – është shprehur Meta.

Ndërkohë, deri në vitin 2018 nga buxheti i shtetit janë paguar 100 mln euro dëmshpërblime pagash për largime të padrejta nga puna. Fenomeni i shkarkimeve pas rotacioneve politike vazhdojnë në vite, por vetë deputetët refuzuan të pranonin nismën që koston ta mbante titullari i cili shkel ligjin, duke ia lënë kështu barrën vetëm shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here