Jeff Bezos së shpejti do të ketë ‘ndihmë’ përsa i përket drejtimit të Amazon. Bezos dhe gruaja e tij MacKenzie, njoftuan të mërkurën se po planifikonin divorcin e tyre pas 25 vitesh martesë. Për shkak se gati e gjithë vlera neto e $137 miliardë, është në formën e aksioneve, është shumë e mundshme që në përfundim të divorcit Bezos t’i ndajë këto aksione, me ish-bashkëshorten e tij.

Jeff Bezos + Mackenzie

Bezos zotëron rreth 79 milionë aksione të Amazon të cilat kanë një vlerë prej $130 miliardë. Prej aksioneve, ai zotëron 16% të kompanisë, duke e bërë kështu aksionerin më të madh deri më tani. Pas Bezos vjen Vanguard, kompani e cila zotëron rreth 6% të aksioneve të Amazon.
Nëse Bezos, në përfundim të divorcit të të japë gjysmën e aksioneve të tij tek MacKenzie, një rezultat i mundshëm dhe i pritshëm, aksionet e saj do të jenë 39 milionë apo më shumë, duke i dhënë nën zotërim rreth 8% të kompanisë.
Sipas ekspertëve ligjorë, ka shumë mundësi që MacKenzie të mbajë formën e aksioneve, jo para cash, duke u kthyer kështu jo vetëm ‘pronare’ të pjesës më të madhe të aksioneve pas Bezos, por edhe vendimarrëse në vazhdimësi.

Image result for bezos and mackenzie divorce

Në anën tjetër, të mos harrojmë që Bezos është njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej $137 miliardë. Padyshim që MacKenzie pas divorcit, do të përfitojë një shumë të madhe parash ndoshta dhe gjysmën e pasurisë, duke u kthyer në gruan më të pasur në botë. Duke llogaritur pasurinë e Bezos prej $137 miliardë, do të duhet vetëm 33.4% e kësaj vlerë që MacKenzie të kthehet në gruan më të pasur në botë.
Titulli i gruas më të pasur në botë, mbahet nga Francoise Bettencourt Meyers, e cila kontrollon 33% të L’Oreal dhe ka një pasuri me vlerë $45.6 miliardë. Nëse MacKenzie, në përfundim të divorcit merr 33.4% të pasurisë së Bezos, pasuria e saj do të jetë $45.7 miliardë, duke rrëmbyer fronin e Bettencourt Meyers.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here