Në ditët kur Shqipëria bëri rrotacionin politik në vitin 2013 Kryeministri Rama tha se: “gjërat janë më keq nga cfarë e mendonim ne. Jemi buzë greminës dhe duhet një operacion i madh.” Pak muaj më pas u nënshkrua një marrëvshje me FMN-në e cila mundësoi një kredi prej 300 milion eurosh dhe asistencë teknike për të ulur borxhin e për të konsoliduar financat publike. Në këtë marrveshje qeveria shqiptare synoi njëkohësisht dy gjëra: shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe nxitjen e kredidhënies në ekonomi nga sektori bankar.
Pesë vite më vonë Ministri Ahmetaj thotë se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe jemi në një periudhë të konsolidimit të borxhit publik dhe kjo e lejon atë të bëjë politika lehtësuese për biznesin. Ai flet për ulje taksash, për rritje rrogash, për borxh të ulur e për investime publike në rritje. Të gjitha këto premtime të mundura dhe pjesërisht të vërteta për vitin 2019 që po vjen. Por a është me të vërtetë kaq “rozë” situata e financave publike në vend dhe a është Ministri Ahmetaj me të vërtetë i bindur se ekonomia është në rrugën e duhur? A duhet të besojmë se do të ketë rritje ekonomike 4.3% vitin e ardhshëm sic parashikon Ministria e Financave (apo 3.7% sipas projeksioneve në mars të FMN-së dhe të rishikuar në 4% këtë muaj)?
1. Ministria e Finanave parashikon keq
Celësi i besueshmërisë së një institucioni është afëtsia e tij për të përsëritur në kohë vërtetësinë e fjalëve, studimeve apo vendimarrjes së saj. Një ndër parashikimet kryesore që bën Ministria e Financave dhe departamenti makroekonomik është rritja ekonomike dhe për rrjedhojë dhe të ardhurat tatimore. Por nga eksperienca e viteve të shkuara Ministria e Financave ka qënë e gabuar në shumicën e kohës. Në raportin e vitit 2017 FMN shprehet se “përgjatë një dekade ministria e financave ka gabuar në parashikimin e të hyrave në buxhet me afërsish 180 milion euro në vit. Këto gabime më pas korrigjohen duke ulur investimet e planifikuara publike.” Teksa ministrat e financave të Rilindjes kanë thënë shpesh herë se kjo qeveri është ndryshe në menaxhimin e ekonomisë sërisht gabimet e të shkuarës përsëriten me po të njëjtën formë si më parë. Rishikimi i buxhetit në mes të vitit është shndërruar në një praktikë institucionale e cila është përsëritur si nga Ministri Cani ashtu dhe Ministri aktual Ahmetaj. Vetëm para tre muajsh Ministria e Financave rishikoi sërisht buxhetin e vitit pasi të hyrat tatimore ishin 4 miliardë lëkë më pak në krahasim me planin dhe sërisht shpenzimet e planifikuara u ulën me 4 miliardë lekë. Ministria e Financave parashikon keq dhe rritja ekonomike me 4.3% ka gjasa të mos jetë e vërtetë. Sepse asnjëherë s’ka qënë e vërtetë në 10 vitet e fundit.
2. Ministria e Financave ka lejuar rritjen e detyrimeve të prapambetura
Një ndër shqetësimet kryesore që kishte ekonomia shqiptare në vitin 2012-2013 ishte krijimi i detyrimeve të prapambuta dhe mos rimbursimi i TVSH-së në kohë vështirësoi likuiditetin e shumë bizneseve në vend. Kjo ishte e dukshme dhe e prekshme nga shumë biznese por një cështje teknike që mund të zgjidhej lehtësisht me kohën si nga një qeveri e majtë si nga një qeveri e djathtë. Këto ishin detyrime kontraktuale. Por me marrveshjen me FMN në vitin 2014 Ministria e Financave mori përgjegjësinë për të mos lejuar më detyrime të prapambetura që të krijoheshin. Më vendimin e datës 5 shkurt 2014 ajo thotë se objektivi i Ministrisë ishte “forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar akumulimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen”. Por vetëm katër vite më vonë sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë krijuar 19 miliardë lekë detyrime ndaj të tretëve dhe 11 miliardë lekë TVSH e pa rimbursuar nën mbikqyrjen e Ministrit Ahmetaj. Kjo thekson dhe njëherë stresin që ka ekonomia jonë për shkak.

3. Borxhi publik është nën trysninë e koncensioneve
Ministri Ahemtaj ka vendosur si synim që borxhi publik të arrijë në 64.9% të PBB-së në vitin 2019. Ai premton se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe se “kjo është një qasje e hershme e qeverisë Rama për të ulur ngarkesën e borxhit publik nga shpatullat e qytetarëve”. Por referuar sërisht një deklarate të përfaqësuesit të FMN në Shqipëri vendi ynë ka detyrime të larta financiare ndaj shërbimeve të dhëna me koncension të cilat nuk figurojnë si pjesë e borxhit publik. Në fakt vetëm vitin e ardhshëm buxheti i shtetit do të financojë direkt 100 milion euro për këto biznese. Në një letër të dërguar FMN-së para një viti vetë Ministria e Financave pranonte se nuk kishte kryer “cost and benefit analysis” në dhënien e koncensioneve dhe se do të krijojnte një database të saktë për detyrimet kohore që do të lindin për financat publike nga këto kontrata. FMN mendon se pavarsisht se punimet po kryen nga kompani private sot në formën e PPP-ve ato janë në të vërtetë detyrime të qeverisë dhe për rrjedhojë janë borxh. Sipas tyre borxhi publik është në të vërtetë 7% më e lartë nga cfarë vlerëson qeveria.
Ndaj viti 2019 si një vit elektroal mundëson disa lehtësime të vogla dhe rritje pagash për disa punonjës por në fund të vitit buxheti do të rishihet sërish, taksat kanë gjasa të rriten dhe borxhi do të jetë më i lartë se cfarë pretendon Ministria e Financave që në zgjidhjen e problematikave që ka duket se ka mbetur në kohë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here