Sipas Ministrisë së Financave, muajin e kaluar skema e financimit të bujqësisë përmes granteve ka rezultuar  një dështim.

Grantet e dhuruara nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, për 8 mujorin e vitit 2018 është realizuar vetëm në 5% të planit.

Investime të reja priten të bëhen në fushën e bujqësisë siç ka lajmëruar dhe më parë Z.Peleshi. Përmirësimet në bujqësi nuk kanë pasur rritje dhe aq të forta. Kërkesa për zhvillim të mëtejshëm mbetet e nevojshme.

Ministria e Bujqësisë, gjithashtu ka bërë të ditur se më datën 30 nëntor 2018, fillojnë aplikimet për mbështetjen më të madhe financiare në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural. Mësohet se do të investohen 94 milionë euro fonde në bujqësi në kuadër të projektit IPARD.

Në kohën kur  Z.Edmond Panariti, drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, rritja e sipërfaqes së tokës për serrë nuk ka pësuar lëvizje të madhe pavarësisht ambicjes së qeverisë.

Në vitin 2015 në prezantimin që ministri i bujqësisë bëri në një event të organizuar nga banka Intesa SanPaolo, në bashkëpunim me Dhomën Italiane të Tregëtsisë, ai shpjegoi strategjinë për shumëfishimin e sipërfaqes me serra në Shqipëri.

Sipas Z.Panariti, në atë kohë: “ Në vitet 2016-2017 Shqipëria do të arrijë Maqedoninë me 3000 ha tokë serra.”

Shqipëria duket se është shumë larg kësaj ambicjeje edhe me ministrin e ri të bujqësisë, Z.Niko Peleshi. Sipërfaqja në serra ka shënuar rritje vetëm me 0.135Ha.

Avancimet e reja dhe përmirsimet në teknologjinë buqësore kanë dhënë ndikimin e tyre dhe për serat. Prodhimi i perimeve në serra me energji diellore shfaq një përmirësim gradual vit pas viti.

Në vitin 2017, serrat që funksionojnë me energjinë diellore rritën prodhimin me 22.852 ton në krahasim me vitin 2016. Prodhimi i perimeve në serra me ngrohje, për periudhën 2016 – 2017, ka rënë nga 6.918 ton për vitin 2016, në 5.260 ton për vitin 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here