Shteti i dytë shqiptar në Ballkan, Kosova po përballet ditët e fundit me një debat sa ekzistencial aq edhe jo konstruktiv. Rishikimi i kufijve duket të jetë kthyer një mollë sherri jo vetëm për kastën politikë atje por edhe në tokën amë.

Është padyshim e qartë se çdo përpjekje për rishikimin (ndryshimin) e territoreve në Ballkan do të sjellë, në mënyrë racionale, destabilizimin e këtij të fundit. Debati për korrigjimin e kufijve, ka shfaqur edhe interesin e të huajve. Disa prej tyre e kanë cilësuar si një politikë jo efikase këtë lëvizje.

Si duhet parë ndryshimi i territoreve? Rishikimi i kufijve është kryekëput i dëmshëm nga pikëpamja ekonomike për shtetin kosovar. Më specifikisht, ky ndryshim bën fjalë për territorin e zonës së Trepçës. Kjo e fundit arrin të sigurisë gati 25% të GDP-së së vendit.

Këtë çështje e ka komentuar edhe vetë Kryeministri kosovar. Sipas tij, kufijtë nuk mund të ndryshohen. Po ashtu, ai ka rikujtuar edhe një herë luftën e Ushtrisë Çlirimitare praktikisht vendosjen e kufijve nga kjo luftw. Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova i ka kufijtë e saj dhe se ato duhen respektuar. Ridizenjimi nga e para e kufijve nuk do të sjellë na një ndryshim apo kreativitet të ri.

“Washington Post” dhe “New York Times” kanë publikuar opinione dhe analiza lidhur me propozimin nw fjalw. Propozimi për rishikimin e kufijve dhe ndarja e tij në linja etnike mes Kosovës dhe Serbisë është një ide shumë e keqe. Ajo mund të shërbejë si inspirim destruktiv për Kroacinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Maqedoninë, ku lëvizjet nacionaliste dhe disa prej liderëve që dëshirojnë që vendet e tyre të jenë etnikisht homogjene.

Për presidentin kosovar Hashim Thaçi, propozimi i tij për rishikimin e kufijve me Serbinë i jep fund planit serb për ndarjen e Kosovës. Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, premton se do të kërkojë edhe mendimin e popullit përmes referendumit.

Çfarë është Trepça për Kosovën?

Trepça është një minierë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme. Vitet e fundit kërkesat për metale janë rritur në mënyrë të pa parashikueshme. Një rritje e tillë e kërkesës për metale, ka ndikuar në rritjen e çmimit te metaleve në përgjithësi e sidomos në ngritjen e çmimit te Plumbit dhe Zinkut. Nga ana tjetër vendburimet e mineraleve metalore, sidomos në Evropë kanë ose janë duke përfunduar. Pa përfshirë investimet, kjo zonë siguron 25% të PBB-së së Kosovës.

Në fund të fundit, edhe një herë, ideja e ndryshimit të kufijve përshkohet fund e krye nga negativiteti. Një gjë e tillë do të ishte e patolerueshme nëse do të ndodhte. Duhet kuptuar se është e ardhmja e ekonomisë dhe si e tillë, praktikisht e ardhmja e vetë shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here