Pedagogu Ilir Kalemaj i ftuar në “Ekopolitikë” në Ora News tha se taksa progresive për shtresën e mesme në Shqipëri e zhvat atë.

“E ashtuquajtura taksa e ndershme, e cila zhvat dhe godet shtresën e mesme, e cila për fat të keq ende nuk është konsoliduar dhe ende nuk përfaqëson numerikisht një shtresë autonome. Nuk mund të quhesh shtresë e mesme kur ti mbetesh 6 muaj pa punë dhe përfundon në varfëri. Ka disa proregativa për t’u quajtur shtresë e mesme. Ke një shpi në dispozicion, ke një makinë. Ke një muaj pushim në vit. Më thuaj sa shqiptarë i kanë këto”, u shpreh Kalemaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here