Një citim i njohur mbi politikën na lajmëron se “vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund të vrasësh armikun tënd. Me votë mund të vrasësh të ardhmen e fëmijës tënd”.
Jo në pak raste vendi ynë është bërë pjesë e artikujve nga revista të një kalibri të madh të cilat, mesa duket, gjejnë tek ne shqiptarët diçka krejt të veçantë. Së fundmi, The Economist ka publikuar një artikull sipas së cilit, vendi ynë bën pjesë tek ato shtete të cilat nuk dinë të qeverisin. Sipas të dhënave të përpunuara mbi Indeksin e Demokracisë, Shqipëria renditet në pozicionin e 76-të duke siguruar vetëm një vend më sipër nga një vit më parë.
Si na kanë vlerësuar të huajt?
Raporti paraqet të dhëna mbi sektorë të ndryshëm. Pikëzimi total për vendin tonë arrin në nivelin e 5.98 pikë. Pikërisht, aspekti më i dobët është ai i qeverisë ose thënë ndryshe mosfunksionimi i duhet i kësaj të fundit. Në këtë rast, vendi ynë paraqitet krah vendeve të tilla si Ukraina, Rusia apo Bjellorusia. Ç’ka do të thotë kjo? Kjo tregon fare qartë se demokracia tek ne nuk funksionon. Ne nuk njohim ende konceptin e demokracisë ashtu si ai duhet njohur.
Aspekte të tjera, të cilat janë marrë në vlerësim në raport, janë ato të kulturës politike, lirisë civile, pjesëmarrjes politike apo edhe pluralizmit dhe procesit elektoral. Në këto që sapo u përmendën Shqipëria ka rezultate që mund të konsiderohen të pranueshme edhe pse këto të fundit, me mjaft rezerva. Po sipas The Economist, ne bëjmë pjesë tek grupi i tretë i demokracive, duke marrë parasysh formën e ndarjes që vetë prestigjozja ka krijuar. Duhet thëmë se kemi para demokracinë me probleme, demokracinë e plotë e ndërkohë qe ndiqemi nga regjimi autoritar.
Ku fillon qeverisja e mirë?
Sipas një diplomati të njohur që ka shërbyer në vendin tonë, qeverisja e mirë fillon nga niveli vendor. Kjo ndodh vetëm për një fakt. Janë pak a shumë të njëjtat aspekte ato të cilat ndiqen gjatë qeverisjes. Decentralizimi dhe vetë-qeverisja vendore janë elemente thelbësore të reformës së administratës publike në shumë vende.
Kush janë vendet më demokratike?
Norvegjia pretendohet të jetë vendi më demokratik në botë, i ndjekur nga Islanda, Suedia apo Danimarka dhe Finlanda.
Indeksi i demokracisë i Njësisë së Inteligjencës të The Economist bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; liritë civile; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; dhe kulturën politike, ku më të rëndësishme janë kushtet për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme konkurruese dhe  aspekte të kënaqshme të lirisë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here