Nëse doni të bëheni miliarder, zgjidhni një nga këto probleme

0

Tradicionalisht,  për t’u bërë i pasur është të investosh apo të shpikësh. Dhe kjo është e drejtë në një shoqëri, e cila ka nevojë për përmirësim dhe modifikim. Por, e kishit menduar ndonjëherë se në botë ekzistojnë 5 probleme kryesore të cilat janë ende të pazgjidhura?

Në fakt, ka pesë çështje kryesore, zgjidhja e të cilave jo vetëm që do të ndryshojnë shoqërinë, por do t’ju bëjnë miliarderë.

Energji diellore e lirë dhe e vazhdueshme

Sot panelet diellorë, konsiderohen si blerje e të pasurve. Kështu një qytetar mesatar nuk mund të përballojë blerjen apo instalimin e një paneli diellor. Nga ana tjetër, panelet diellroë shihen si një nga risitë më fitimprurëse dhe më të mira të kohëve të fundit, dhe janë mënyra më e mirë për të siguruar energji.

Ajo që duhet të bëni, është të dizanjoni një qelizë diellore efikase dhe të lirë, dhe në këtë mëmyrë do të keni në duart tuaja perandorinë e energjisë.

Interneti në zona te thella rurale

Në vendet në zhvillim, zonat rurale janë më problematiket përsa i përket lidhjes së internetit. Duket se zgjidhja e këtij problemi, është mbi aftësitë e Google apo edhe Facebook, duke e kthyer në një çështje thuajse të pamundur.

Wireless

E ardhmja e baterive jetëgjata në telefona, tableta dhe teknologji të tjera është energjia e wireless. Kështu, harrojini bateritë më të mira apo më të këqija. Shpikni një mënyrë se si mund të kthesh televizorin apo telefonin celular në një burim energjie.

Distilim i përballueshëm i ujit

Pse mos të kthehet uji i oqeanit, në ujë të pishëm përmes distilimit, duke qenë së thatësira dhe mungesa e ujit të pishëm po kthehen në problemet kryesore të shoqërisë së sotme? Për të bërë diçka të tillë, duhet projektuar një fabrikë distilimi e cila duhet të jetë ekonomikisht e përballueshme. Nëse arrini të projektoni një fabrikë të tillë, jo vetëm që keni zgjdhur një nga problemet botërore, por gjithashtu sapo keni ndërtuar pasurinë tuaj.

Parashikimi i motit

Ende në ditët e sotme, nuk është arritur që të bëhet një parashikim i motit 100% i saktë për të parashikuar katastrofat natyrore, të cilat shkaktojnë jo vetëm dëme në njerëz por edhe dëme thuajse të pariparueshme ekonomike. Zhvilloni një problem të parashikimit të motit, për të parashikuar katastrofat natyrore, dhe në kohën që i kurseni botës miliarda dëme, përfitoni disa për veten tuaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here