Në Shqipëri viti u mbyll dhe nisi sërisht me protesta. Duket se çdo gjë mbeti në vend, nuk tentoi të shikonte kah e ardhmja. Si e tillë, kërkesa për vijimin e protestave bëhet akoma më shumë legjitime. Në fund të fundit, ajo ç’ka e shton akoma më shumë seriozitetin dhe dozën e nevojës së vazhdimit është fakti i drejtësisë së kërkesave, i drejtësisë së protestave.

Përse duhet të protestojmë? Kjo pyetje është mjaft legjitime edhe pse na fton drejt një mosbindjeje civile e cila sigurisht, deri më tani, pasojat i ka pasur ekzistente dhe mjaft koherente.

Në Shqipëri shumë pak gjë shkon si duhet. Të tjerat jo mirë, edhe më shumë të tjera shkojnë keq e më keq. E shprehur ndryshe, situata është kaotike. Edhe pse termi “kaotike” mund të duket tej ekzistencial, mendoj se është më i përshtatshmi për ditët e sotme tek ne. Në krye të listës sigurisht “flamurtarë” janë studentët, të cilët arritën të zhbënin ndjenjën e ndrojtjes nda të drejtës bazike të demokracisë për të protestuar.

Nuk janë vetëm studentët. Pas tyre janë mjekët, janë infermierët, janë naftëtarët. Teorikisht, janë pjesa më e madhe e shoqërisë. Ja një faktor tjetër se pse situata tek ne është kaotike. Për më tepër, ajo që është në rolin e “edhe për të qarë edhe për të qeshur” lidhet me arsyen e protestës. Asnjë nuk do diçka më tepër se ajo që i takon dhe është detyrim i shtetit ndaj shtresës, ndaj punës, ndaj statusit të tyre. Është gjëja më bazike që atyre i duhet siguruar, është energeia e parë filozofike.

Idealizmi nuk është për t’u jetuar e si i tillë le ta përdorim në ëndërrime. Duhet jetuar me realitetin. Në të kundërt nuk do të kemi mundësinë të kuptojnë asnjëherë se nga se jemi të rrethuar dhe se ku dhe si duhet të arrijmë.

Format e protestës janë të ndryshme. Shoqëria shqiptare ka treguar se është e aftë përdorë, pse jo, edhe formën ekstreme (e shtyrë nga burime direkte keqdashëse dhe përfituese) edhe formën paqësore. Përtej kësaj, duke e parë në prespektivë, ky është ndër shumë aspektet e mira që i ka ndjekur protestuesit në çdo moment.

Studentët protestojnë për ulje të tarifave, protestojnë për kushte më të mira, protestojnë për dije cilësore. Naftëtarët protestojnë për kushte më të mira punë, protestojnë për rroga më të larta. Infermierët protestojnë për kushte më të mira pune. I gjithë sfondi i protestave përmblidhet në një emërues të përbashkët. Protestojmë për shumëçka më të mirë.

Duke protestuar shoqëria arrin të kuptojë se ajo nuk është vetëm. Sidomos tek ne, ndodh që establishmenti politik të jetë pranë shoqërisë vetëm kur e shikon atë si burim vote, praktikisht vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Duke protestuar shoqëria bën të mundur hapjen e një debati. Sigurisht që kupola politike priret të mos pranojë protestën e ta shytpë atë por nëse protestuesit janë të vendosur e të shumtë, ata e detyrojnë qëverinë të nisë debatin konstruktiv.

Duke protestuar shoqëria arrin të fitojë. Padyshim që drejtëisa e kauzës së protestuesve është ajo që legjitimon fitimin e protestës. Nuk janë ta pakta rastet kur protestuesit, falë bindjes dhe gatishmërisë së tyre, ia kanë dalë mbanë.

Në fund të fundit, simbolizimi i protestës duhet të nisë herët. Është e vetmja mënyrë e cila të mund të sigurosh atë që kërkon të arrish, sigurisht kur ajo përshkohet nga e drejta. Ne nuk dimë të qeverisim mirë, ama dimë të protestojmë drejtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here