Esli Belshi është 17 vjeçarja shqiptare, e lindur në Cërrik, e cila para pak kohësh është bërë e njohur për shpikjen e saj.Image result for esli belshi nga cerriku

Teksa bashkëmoshatarët e saj janë të përqëndruar në vazhdimin e studimeve apo janë përballë dilemës se çfarë drejtimi do të marrin në jetë, Esli është futur në moshë shumë të re, në listën e shkencëtarëve shqiptarë.

 

‘’Një dorë robot’’, quhet projekti me të cilin e reja shqiptare është paraqitur në Konkursin Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit (SWEEEP), i zhvilluar në Qendren Gorge Brown në Teksas, ShBA. Në këtë konkurs morën pjesë rreth 564 nxënës dhe 300 mësues dhe u prezantuan projekte nga 62 vende të ndryshme të botës.Image result for esli belshi nga cerriku

Projekti i Eslit, zuri vendin e dytë, duke u kurorëzuar me si projekti më i mirë në fushën e inxhinierisë. ‘’Një dorë robot’’, konsiston në komandimin e një dore elektrike me anë të zërit. Si fillim, u demonstrua hapja dhe mbyllja e dorës dhe më pas komandimi i secilit gjisht nëpërmjet çipit zanor. E gjithë kjo iniciativë, erdhi në funksion ndihmues për të gjithë ata të cilët kanë probleme me gjymtyrët e duarve.

Si një shkencëtare tanimë, Esli njihet dhe si një shembull frymëzimi. Ajo padyshim, të ardhmen e saj e sheh në punën kërkimore. Përpos medaljes së argjendit, vajza e re fitoi gjithashtu një bursë studimi në ‘North American University’’.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here