Ndonëse një vend i pasur me burime hidrike, Shqipëria sërish vuan për energjinë elektrike. Për këtë arsye ajo është importuar. Viti që sapo ka nisur duket se nuk ka nisur mirë për sektorin e energjisë elektrike, pasi vetëm këto javë të para të 2019-s, vendi ynë ka shpenzuar mbi 1 milion euro në ditë për të blerë energjie nga importi.

Mësohet se ky veprim i OSHEE ka ardhur si pasojë e situatës hidrike me pasoje rënien e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, gjë e cila ka bërë që për janarin dhe javën e parë të shkurtit të importohet 38,5 milionë euro energji për të siguruar furnizim pa ndërprerje.

Gjatë vitit 2019, në janar është bere një blerje energjie rreth 390 mijë megavat orë me një kosto të përafërt i bie 35 milionë euro pa TVSh e njëjta situatë e vështirë në furnizim i shfaq edhe gjatë periudhës 1 deri në 7 shkurt, sasia e energjisë prej 50 mijë mega u kontraktua për një kosto totale prej 3,8 milion euro”, – tha Elton Sevrani, drejtor i Divizonit Tregtar në OSHEE.

Importet ndikojnë jo pak në financat e OSHEE dhe për rrjedhojë edhe në çmimin final të energjisë për konsumatorët familjare qe prej disa vitesh paguajnë 9,5 leke për çdo kilovat ore energji. Gjithsesi OSHEE thotë çmimi për qytetarët nuk do të preket. Sipas saj ka një përmirësim të situatës dhe kostot e larta e importit me rritje nga 60-70% do të përmirësohen gjatë pranverës.

Në krahasim me 2018-tën, janari ka rritur kostot për njësi një masë prej 60-70%, në krahasim me 2018, ne shpresojmë që në muajt e pranverës ta reduktojmë këtë kosto. Reduktimi i kostos për njësi nënkupton më shumë mundësi për mirëmabtje dhe investime ne rrjetin e shpërndarjes dhe asnjë rast rritje të çmimit për klientë fundore”, – tha Sevrani.

Nga gjithë sasia e energjisë së hedhur në rrjet deri e më tani për 2019-ën rreth 70% ka qenë nga importi. Ajo që duket e absurde për vendin tonë, është fakti se jemi një vend hidrik shumë i pasur, për më tepër, dy qeveritë e fundit kanë dhënë qindra koncesione në lumenjtë e vendit për prodhim energjie, por ndikueshmëria në uljen e importit të energjisë elektrike ka qenë shumë e vogël, duke na lënë të varuar jo vetëm nga importi, por edhe nga kostot që shkakton ky import.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here