• N26, një startup gjerman i mbështetur nga sipërmarrësi capitalist Peter Thiel, fitoi një fond me vlerë $300 milionë gjatë një raundi financimi.
  • Vlera e fundit e financimit të kompanisë është $2.7 miliardë.
N26, një kompani gjermane e bankave dixhitale është mbështetur nga sipërmarrësi kapitalist Peter Thiel, duke e shndërruar kështu kompaninë në startup-in më të vlefshëm në Evropë.

Image result for n26

Kompania, të enjten fitoi një fond financimi me vlerë prej $300 milionë, duke e i dhënë asaj një vlerë prej $2.7 miliardë. Kompania kështu, është kthyer në më të vlefshmen duke i rrëmbyer kurorën kompanisë Revolt, e cila është vlerësuar me $1.7 miliardë.
Financimi erdhi gati 10 muaj pas raundit të fundit të financimit, në të cilin kompania mori rreth $160 milionë nga Tencent dhe Allianz.
Nicolas Kopp, shefi ekzekutiv i SHBA te N26, tha se mbledhja e këtyre fondeve do të lehtësojnë zgjerimin global të kompanisë, duke e zgjeruar atë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Related imageN26 po ndërton një produkt bankar për konsumatorët amerikanë dhe jo vetëm dhe gjithashtu është duke bashkëpunuar më disa banka të cilat ende nuk janë identifikuar. Qëllimi i kompanisë është krijimi i një aplikacioni bankar i cili ofron shërbime të ofruara nga aplikacione financiare të njohura, si p.sh. Venmo, Zelle, Mint etj.
N26 po kërkon gjithashtu të zgjerohet në mbarë botën, duke e kthyer objektivin e saj në afatgjatë dhe gjithashtu duke e bërë kompaninë në vetvete një bankë globale me 100 milionë përdorues.
N26, nisi në janar të vitit 2015, dhe aktualisht operon në 24 tregje evropiane duke trefishuar përdoruesit e saj aktiv. Këta të fundit arriën një numër prej 2.3 milionë, gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, kompania ka rreth 700 të punësuar, dhe sapo ka hapur një zyrë në qytetin e Neë Yorkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here