Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli siguroi se depozitat e derdhura në sistemin bankar janë të sigurta. Ai gjithashtu konfirmoi ndër të tjera, se dy sektorët problematikë në shlyerjen e kredive janë ai i ndërtimit dhe i naftës.

“Lekët brenda sistemit bankar janë të sigurta. Kjo do të thotë që pavarësisht bankës apo daljes së saj nga tregu, deri më 2.5 miljonë lek për llogari janë të mbrojtura nga shteti.”, u shpreh ai.

I ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri”, Kryetari i shoqatës, Spiro
Brumbulli foli gjatë mbi sektorin bankar dhe sigurisë që ai ofron. Kreditë e kqija, normat e interesit, paraqitja e sistemit në tërësi etj, ishin temat kryesore që u trajtuan këtë të mërkurë.

I pyetur për rënien e normës së inetresit, Spiro Brumbulli e cilësoi si një ndër mënyrat e vetme për të rregulluar sistemin financiar.

“Nën  ndikimin e numrit të lartë të kredive dhe atyre të kqija e vetmja mënyrë që mund të ndërhyje ishte norama e interesit. Pati një frenim të kërkesës për kredi dhe një rregullim të sektorit  financiar.”, u shpreh ai.

Brumbulli shpjegoi, gjithashtu, se pavarësisht uljes së normave të inetresit, njërzit vahzdonin të depozitonin në banka.

Sipas tij: “Në euro inflacioni është gati zero, në dollar është mbi 1 dhe në lek është afërsisht tek 1.”,  u shpreh ai, ndërsa tregon se kjo ndodh për shkak se bankat nuk janë të predispozuara të grumbullojnë më tepër depozita nga sa mund të përballojnë.

Çështja tjetër që u trajtua ishte euro dhe zhvlerësimi i saj ndaj monedhës vendase.  Edhe pse pjesa më e madhe e depozitave bankare është në euro, në masën 54%, Spiro Brumbulli u shpreh se kjo nuk është një situatë paniku, pasi euro vazhdon të jetë në kufijtë e vet historik.

“Ne karakterizohemi nga një kurs këmbimi  fleksibël dhe pavarësisht luhatjeve nuk duhet të krijohet panik. Euro është në kufijtë e tij historik, nga 1.22 në 1.41.”, tha ai.

Lidhur me kredimarrjen, Banka e Shqipërisë ka njoftuar që herët se duhet pasur kujdes në kredimarrjen në euro dhe lidhur më këtë ka nxjerrë disa rregulla që instruktojnë kandidatët për kredi që në momentin e fillimit.

Ndërsa kreditë e kqija janë duke e vështirësuar sistemin bankar dhe vetëm 35 koorporata zotërojnë rreth  65% të këtyre kredive, i pyetur nëse sistemet bankare duhet të shkojnë drejt mbylljes, Spiro Brumbulli u shpreh se nuk janë në fazën e fundit, pasi një pjesë e tyre janë duke paguar, edhe pse në këste të vogla.

Më tej u përmend edhe rasti i Armo, e cila ka mbi 56 miljonë euro detryime në sistemin bankar. Spiro u shpreh se dy sektorët më problematikë në shlyerjen e kredive janë ai i ndërtimit dhe naftës.

“Ajo se çfarë nxjerrë nga rasti është se industria e naftës dhe e ndërtimit janë dy sektorët që shfaqen më dobët në shlyerjen e kredive.”, tha ai.

Lidhur me pritshmëritë e fitimit të sistemit bankar, Brumbulli u shpreh i kënaqur, pasi ky është dhe viti i dytë rradhazi fitimprurës.

“Shpresojmë të ruhet trendi i fitimit.  Do të dëshironim të mbeteshim në trendin e kaluar, ku kthimi mbi kapitalin ishte 14-15%”, përfundoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here