Që me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 standartet e jetesës në Rusi kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Kjo vjen kryesisht për shkak të varësisë që ka Rusia ndaj çmimit të naftës i cili ka rënë që nga viti 2014.  Por vitin e shkuar çmimet e naftës u rritën dhe arritën thuajse 70 dollarë për fuçi duke rritur në këtë mënyrë dhe eksportet e Rusisë me 27%. Por kjo ndikon pak në jetën e përditëshme të rusëve. Sanskionet e shteteve perëndimore kanë ngadalsuar investimet e huaja direkte dhe kanë rritur kostot financiare.

Rusia ka ndërmend të ndjekë sufiçit buxhetor deri në 2021 për t’u bërë ballë sanksioneve të reja nga perëndimi. Kjo i jep hapsirë në të ardhmen për të rritur investimet në rast se ka reçension ekonomik. Por ky sufiçit arrihet duke ulur shpenzimet qeveritare dhe kjo ka goditur kyresisht qytetarët e Rusisë. Vetëm në shëndetësi Putin ka ulur shpenzimet me 16% megjithë problemet me plakjen e popullsisë. Po ashtu që nga viti 2012 Rusia ka ulur shpenziemt për arsim me 14%. Nga ana tjetër Rusia ka rritur taksat për të arritur këtë suficit ku TVSH u rrit me 2% duke ndikuar direkt në koston e jetesës. Po ashtu për të mbajtur financat në kontroll Putin ka rritur moshën e daljes në pension pasi i gjithë sistemi i pensioneve varet direkt nga pensionet shtetërore.  Sipas sondazheve të vetë Kremlinit mbështetja për Putin ka rënë nga 70% kur u aneksua Krimea në vetëm 30% sot.

Gjatë dekadës së parë në pushtet Putin kishte shumë kujdes që të mbante një pjesë të mirë të popullsisë të lumtur. Ai rriti në atë periudhë pensionet, rriti pagat dhe shpenzimet e tjera sociale. Po  ashtu gjatë protestave të vitit 2011-12 Putin rrti pagat e punonjësve shtetëror për të mbajtur nën kontroll popullsinë. Por që pas aneksimit të Krimesë qeveria ruse ka bërë pak për të rritur mirëqënien e qytetarëve duke akuzuar kryesisht forcat e huaja për atë që po ndodh në Rusi.

Përshtatur nga Foreignpolicy

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here