Kryetari i Bashkisë Z. Erion Veliaj  bashkëbisedoi me banorët e njësisë 9 në Tiranë,aipërmendi projektet që priten të financohen me anë të Projektbuxhetit 2019.

Veliaj premtoi se do ti rikthehej projektit për trenin e Tiranës në të njëjtin vend ku edhe ka qenë stacioni i mëparshëm i trenit. Treni pritet të jetë hibrid dhe të punojë me energji elektrike kur ndodhet brënda kryeqytetit, ndërsa jashtë Tiranës të furnizohet me karburant.

Zona në të cilën shtrihet projekti për Bulevardin “Zogu I”, do ti dedikohet turistëve dhe do të sjellë dicka të ngjashme me pjesën e pazarit të ri. Projekti përfshin rregullimin e fasadave, zgjerimin e trotuarit, dhe shtimin e 4 shesheve.

Nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja” përfiton njësia nr 9, Tiranë. Ky projekt ka si synim kryesor përmirsimin e qarkullimit dhe reduktimin e trafikut. Pritet që të bëhen dhe rehabilitime në blloqet kryesore në qytet që kufizohen nga rrugët “Mine Peza”, “Fortuzi”, “Zogu I”, “Haxhi Hysendalliu”, “Asim Vokshi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here