A mund të presim këtë vit, edhe një herë, shfaqjen e populizmit si fenomen? Fillimisht, në vitin 2016, ky i fundit u pasqyrua më së miri tek votat pro Brexit dhe ngjitja e Donald Trump në karriken e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, duket se e keqja që vinte nga populizmi u kuptua shumë shpejt e kështu, viti 2019 ka shanset më të mira për ta përballur projektin “populizëm” me mospërputhje de facto.

Problemi “Brexit”…

Nga viti 2016 e deri tani duket se pretendimet për të përmbyllur Brexit-in, kanë filluar të mos jenë më optimiste. Kryeministrja britanike Theresa May është vënë në qendër të kritikave, thjesht dhe vetëm për faktin se marrëveshja e saj me Bashkimin Evropian, është cilësuar si “tradhëti” ndaj Britanisë. Nga ana tjetër, edhe një Brexit pa marrëveshje, parashikohet të sjellë disa vështirësi akoma edhe më të mëdha ndërkohë që mendimi për një referenduim të dytë do të lajmëronte një tjetër tërheqje nga populizmi.

Trump, Amerika dhe populizmi…

Projekti populist nuk mund të mos kishte një degë të tij edhe në Amerikë, edhe pse duket se është shumë më shumë i tërhequr. Shumë nga treguesit, që kanë dalë nga sondazhet e fundit, kanë rënë. Mund të përmendim këtu mbështetjen ndaj z. Trump apo edhe tregun e bursës. Sigurisht që problemet nuk ndalen këtu. Hetimi i Robert Mueller, zgjedhjet e mesme dhe dorëheqja e Jim Mattis si Sekretar i Mbrojtjes, renditen në listën amerikane.

Që të dalim në përfundimin se populizmi ka arritur kulmin, duket të jetë aq joshëse sa edhe e parakohshme. Në mbrojtje të kësaj premise, na vijnë në ndihmë tri argumenta.

Së pari, populizmi u “formësua” nga aspekte apo forca ekonomike dhe kulturore, të cilat edhe pse janë dobësuar përsëri janë prezent.

Së dyti, populizmi si fenomen na paraqitet në dy kahe, ai i majtë dhe ai i djathtë. Ai që ka qenë dhe është prezent aktualisht lidhet pikërisht me populizmin e djathtë. Viti 2019 pritet të jetë pasqyrues i kahut tjetër, pra populizmit të majtë.

Së treti, shumë faktorë kanë ndikuar që populizmi të jetë një fenomen global. Pushtetarë, të cilat kanë përqafuar rrymën populiste, ndodhen gjithëkund, nisin në Brazil e deri në Itali apo Hungari. Aktualisht, dy nga vendet më të rëndëshishme të dy rajoneve të ndryshme, përkatësisht Italia për Europën dhe Brazili për Amerikën Latine, kanë në krye të tyre qeveri të formuara prej populistëve.

Në Brazil vjen “Fryma Bolsonaro”…

I ardhur në pushtet falë daljes fitues në zgjedhjet e fundit, Jair Bolsonaro është shprehur hapur, nëpërmjet politikave të tij, asaj që ka filluar të njihet si Trumpizëm. Lideri brazilian, po ashtu ai ai amerikan, nuk ka kursyer denoncimet ndaj Kinës apo globalizmin kulturor dhe elitat. Në ndryshim nga lideri amerikano-verior, bizneset në konsumatorët kanë rritur besimin e tyre ndaj reformave ekonomike liberale në vend.

Në Itali, dikush quhet Matteo Salvini…

Në një ndër shtetet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër, populizmi ka një tjetër emër. Ai quhet Matteo Salvini. Megjithatë, italianëve duket se u ka ardhur për mirë qeveria që aktualisht kanë, së bashku me qëndrimet kundër evropiane dhe shmangies së konfliktit më institucionet e BE-së. Populizmi në Itali është pak i vëmendshëm dhe i prekur ndaj lëvizjeve të tregut. Ajo që mund të thuhet me bindje lidhet me mbështetjen gjithnjë e një rritje të Salvinit në Itali.

Populizmi nuk duhet lënë mënjanë. Së fundmi, frika nga migracioni, ekonomia, pasiguria apo dhe kultura është duke u rritur ndjeshëm.

Sigurisht që populizmi i majtë do të qëndrojë gjithmonë krah të drejtave mbi pakicat dhe ekonominë. Ndërkohë që, çështjet që i përkasin sferës kulturore gjithnjë e më shumë e ushqejnë atë që quhet populizmi i së drejtës. Sikurse u tha edhe në fillim, ky vit pritet të jetë pozitiv sa i takon populistëve të majtë. Ku mund të vihet re kjo? Gara për të qenë një kandidat në zgjedhjet presidenciale amerikane ka nisur tashmë dhe lufta sigurisht po zhvillohet mes B. Sanders apo E. Warren. Padyshim që këto kanë treguar se janë lloji i politikanit që ka në shënjestër të pasurin dhe të privilegjuarin. Thënë ndryshe, ndjekin lëvizje që dikur mund të cilësoheshin si tabu në skenën e politikës amerikane.

Edhe në Britani, mund të themi se një situatë e tillë është prezente. Pas mosmarrëveshjeve për Brexit, rruga për Jeremy Corbyn duket se është e hapur. Fitorja e një kandidati si Corby, do të përkthehej fare mirë si një fitore e populistëve të majtë.

Amerika Latine nuk mund të mbetet prapa. Meksika paraqitet si dega kryesore e populizmit pasi vendosja e A. Obrador në postin e presidentit i hapi rrugë populizmit të majtë. Lidhjet nuk mungojnë as këtu. Përpos faktit se Jeremy Corby ishte prezent në inagurimin e presidentit të Meksikës, të dy janë mbështetës të Chavez.

Ajo që mund të thuhet me bindje është se populizmi është në vështirësi por ai ende nuk ka kaluar. Pragmatikët, në mendimet e tyre, shprehen se, edhe eksperimentet në Brazil apo Meksikë do të kenë të njëjtin fund. Ama, nga ana tjetër, edhe politikanë si presidenti i Francës Macron, të cilët mbështesin politikën e vjetër të reagimit ndaj populizmit, rrezikojnë të shuhen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here