Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qëndrore duhet të rishikohet edhe një herë me shtetin kosovar. Sipas ekspertëve dhe ekonomistëve, Kosova është ende në pozita jo të barabarta me vendet e tjera të CEFTA-s.

Kosova është bërë pjesë e kësaj marrëveshje në vitin 2007, duke iu bashkuar vendeve të tjera si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Moldavia.

Çështja lidhet se a ka shkelur Kosova rregullat e kësaj marrëveshje?

Fillimisht, përfitimet nga anëtarësimi i vendit në CEFTA u pritën jashtëzakonisht mirë nga ana e sektorit privat dhe shtetëror. U duk sikur sikur po shkonte mirë për të gjithë ato që përfitonin nga ky anëtarësim.

Ndërkohë, sipas analistëvë, del se impakti më i dukshëm ka qenë ai politik dhe jo ekonomik. Sipas tyre duhet një rinegociim i marrëveshjes. Fakti që nënshkruesi i marrëveshjes ka qenë dretjuesi i UNMIK-ut në Kosovë ka bërë që kjo e fundit të marrë pjesë deri tani jo si shtet por si UNMIK.

“Nëse analizohet koha kur është nënshkruar kjo marrëveshje, Kosova ka pasur një prodhimtari të vogël dhe është i vetmi vend në kuadër të CEFTA-s, ku nuk ka arritur të mbrojë asnjë produkt karshi produkteve që vijnë nga rajoni. Kjo mosmbrojtje e prodhimeve vendore ka bërë që Kosova të jetë hapësirë e mirë për prodhuesit rajonal, ndërsa prodhuesit kosovarë të jenë në disfavor”, thekson ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj.

Aktualisht, Kosova ka në fuqi masën mbrojtëse prej 10 për qind për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Shumica e shteteve anëtare të CEFTA-s, jo domosdoshmërisht kanë respektuar këtë marrëveshje, gjë e cila kishte detyruar Kosovën të marrë masa reciprociteti në disa raste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here