Dhënia e një page bazë për të papunët në Finlandë për dy vite nuk inkurajoi ata të gjenin një punë.

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor 2018, 2000 të papunë finlandezë morën një pagesë fikse mujore prej 560 euro. Qëllimi ishte për të parë nëse garancimi i sigurisë ekonomike do t’i ndihmonte ata që të gjenin punë.

Ndërkohë që niveli i punësimit nuk u përmirësua, pjesëmarrësit thanë që ndiheshin më të lumtur dhe më pak të stresuar.

Kur lançoi skemën pilot në vitin 2017, Finlanda u bë vendi i parë evropian që provoi idenë e një të ardhure të pakushtëzuar bazë. Ky program u drejtua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (Kela), një agjenci e qeverisë finlandeze dhe përfshiu 2,000 njerëz të përzgjedhur rastësisht që do të përfitonin pagesën bazë.

Në fillim tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, por, rezultatet pas dy vitesh eksperiment, kanë ngritur shumë pyetje mbi efektivitetin e kësaj skeme.

Çfarë është e ardhura bazë dhe si funksionon?

E ardhura bazë universal (UBI), do të thotë që të gjithë të marrin një pagesë fikse mujore, pavarësisht karakteristikave të secilit. Skema e Finlandës ishte ndryshe sepse ishte e fokusuar vetëm tek njerëzit e papunë.

Një tjetër shpjegim do të ishte – “shërbime universal bazë” – ku në vend të të marrit një të ardhur fikse, shërbime si edukimi, shëndetësia dhe transporti të ishin falas për të gjithë.

Pavarësisht se është bërë goxha popullore së fundmi, kjo ide nuk është e re. në fakt, ka qenë në fillim e përshkruar në librin e Utopisë së Sir Thomas More, të publikuar në 1516 – plot 503 vjet më parë.

Skema të tilla janë diskutuar kudo në botë. Të rriturve në një fshat në perëndim të Kenya po u jepen 22 dollarë në muaj për 12 vite, deri në vitin 2028, ndërkohë që qeveria italiane po punon mbi programin “të ardhurat e qytetarëve. Qyteti i Utrecht në Hollandë, ka ndërmarrë gjithashtu një studim për të ardhurën bazë të quajtur “Weten Wat Werkt” – që do të thotë “të dish se si funksionon” – deri në Tetor.

Cili është qëllimi?

Mbështetësit e të ardhurës bazë shpesh besojnë se siguria e pakushtëzuar mund të ndihmojë njerëzit që të dalin nga varfëria, duke u dhënë atyre kohë për të aplikuar për punë ose për të mësuar aftësi të reja.

Miska Simanainen, një prej kërkueseve të Kela, i tregoi BBC se qeveria dëshiron të testojë nëse ekziston ndonjë mënyrë për të reformuar sistemin e sigurimeve shoqërore.

Pra, a funksionoi?

A i ndihmoi të papunët në Finlandë që të gjenin punë, ashtu siç ka shpresuar qeveria e Finlandës?

Në të vërtetë jo. Zonja Simanainen tha se edhe pse disa individë gjetën punë, pjesa më e  madhe ishte njësoj e predispozuar për të gjetur punë me një grup i cili nuk po merrte të ardhurën bazë. Kërkuesit po përpiqen të gjejnë se pse ndodh një fenomen i tillë.

Por, për shumë njerëz, qëllimi i krijimit të mundësive për njerëzit për të gjetur punë, kishte shumë mangësi që në fillim.

Një pjesëmarrës në skemën dhe implementuar nga Finlanda, Toumas, ka treguar se si është prekur nga e ardhura bazë.

“Jam akoma pa punë”, – ka shpjeguar ai – “Nuk mund të them se e ardhura bazë ka ndikuar shumë në jetën time. Psikologjikisht po, por financiarisht jo dhe aq shumë”.

Cilat janë të metat e të ardhurës bazë?

Për shumë njerëz, UBI fokusohet shumë mbi mirëqenien individuale dhe përfitimin e pushtetit të individëve – ose më saktë, mungesën e tij – pa bërë asgjë për të ndaluar kompanitë nga shpërdorimi i burimeve duke prodhuar më shumë se sa njerëzit kanë nevojë dhe duke shfrytëzuar punonjësit e tyre.

Grace Blakely mendon se pa reforma strukturore themelore në sistemin tone ekonomik, UBI do të jetë vetëm si një ngjitës letre mbi një xham të thyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here